Zbulimet e muslimanëve ndikuan në ndryshimin e Botës!

Në tekstet shkollore, në literatura, dhe më gjerë trajtohet me hollësi që një prej periudhave më të errta në historinë njerëzore është periudha e mesjetës! Europa ishte zhytur në kaos, vrasje, plaçkitje, shkatërime të qytetërime të mëparshme, të gjitha këto etiketohen si 1 mijë vjet të shkuara dëm! Të gjitha këto përmblidhen në një formë të vetme që gjatë gjithë periudhës së mesjetës, nuk është shpikuar asgjë e dobishme për njeriun! Gjatë gjithë kësaj periudhe, njeriu ka qënë në errësirë të plotë saqë sipas supozimeve të teksteve asgje e re nuk ka dalë në pah! Madje në tekstet shkollore paraqiten se të gjitha shpikjet e rëndësishme janë realizuar nëpërmjet grekëve dhe romakëve. Por meqënsë gjerësisht është trajtuar kjo llojë metode, ne me lejën e Zotit do të trajtojmë me hollësisht diçka që pak prej nesh e dinë! Le të kalojmë nga errësira në dritë! Nga epoka e errët ne epokën e artë! Kur Europa ishte zhytur në kaos, kishtë vende të tjera të cilët jo që nuk ishin zhytur në errësirë por ishin pjesë e një civilizimi të madh me shtrire nga Spanja deri në Kinë! Rezet e arta të zbulimeve dhe shpikjeve ndryshuan çdo gjë! Kush ishte ky qytetërim?! Ky qytetërim për të cilën do flasim ishte qytetërimi i Muslimanëve! Sot, situata ka ndryshuar sepse avancimi i teknologjisë po arrin majat. Por, zbulimet më të rëndësishme të njohura sot nga njerzit janë kryer në atë periudhe. Bota jonë moderne ka një lidhje të ngushte dhe të fortë me zbulimet e asaj periudhe sepse këto zbulime janë bazuar tek njohurite e të parëve! Ka prej jush të cilët do mendojnë se si është e mundur që zbulimet e asaj periudhe të ndikojnë në mënyrë të drejpërdrejtë në jetën tonë! Sot, ne kemi telefona, me kamër, me touch, si dhe kamerat janë të një cilësie mjaft të lartë saqë cilësia e tyre evulon me kohën! Çfarë lidhje ka kjo teknologji me ata para qindra vjetësh?! Në periudhën e artë të qytetërimit të Muslimanëve, një shkencëtar i madh i  quajtur Ibn El – Hejthem, hodhi idetë e para të shpikjes së kamerës! Ky shkencëtar, hodhi idenë e shpikjes se kamërës moderne duke shpjeguar mënyrën sesi funksionon syri jonë. Ai bëri të mundur duke gjetur mënyrën e projektimit të imazhit mbi një sipërfaqe tjetër nëpërmjet një vrime, në një dhomë të errët që më pas u quajt: “Camera Obscura”.

Kjo shpikje solli nje revulicion në jetën njerzore! Duke u bazuar tek kjo shpikje, u bë e mundur realizmi i kinemasë, kamerat. Të gjitha këto mbështeten tek ky parim. Duke u qartësuar rreth kësaj shpikje, është e nevojshme të kalojmë në një prej elementëve më të rëndësishëm të jetës njerzore! Fluturimet ajrore! Sot me anë të zbulimit të mjeteve ajrore është shkurtuar distanca mes shteteve të ndryshëm madje komoditeti është në nivelin e duhur! A ka lidhje qytetërimi i Muslimanëve me këto zbulime?!

Njeriu i cili vështronte qiellin plot pasion dhe mendonte se njeriu mund të fluturonte madje mori guximin të fluturojë 1000 vjet parpara vëllezërve Wright ishte Abbas ibn Firnas . Gjatë kësaj eksperimenti ai haroi një gjë të rëndësishme dhe të domosdoshme e cila ishte bishti. Ai shërbente për uljen në tokë! Sot do të ishte e ndershme nësë kur i referohemi zbulimeve ajrore të përmendim edhe këtë njeri!  Te jemi realistë, në ditetët e sotme mjekësia ka arritur një rezultat të shkëlqyer dhe befasues për sa i përket ecurisë së saj. Sot me anë të mjetëve të fundit të teknologjisë kryen trasnplante të rëndëishsme të organeve por jo vetëm. Lind pyetja: Po dikur, para qindra vjetësh, a kishte operacione?! Në qytetërimin Musliman, janë hedhur hapat e para rreth kësaj shpikje jetësore. Si është e mundur?! Njeriu i cili njihet si babai i kirurgjisë është: Ebu Kasim El- Zahraui.

Shumë nga mjetet e tij të kirurgjisë ekzistojnë dhe janë të pranishme edhe sot në spitalet moderne. Le të kalojmë në shembuj praktikë. Nësë dikush për shumë arsye pësonte një plagë, një të çarë në trup atëherë përdoret Tejza! Çfarë është Tejza?!

Tejza është një fije e bërë nga zorrët e kafshëve, e cila është perfekte për qepjen e plagëve të brendshme. Kirurgët e ditës së sotme e përdorin ende ketë shpikje. Ka njerëz të cilët nga padituria e tyre, flasin pa u menduar madje pa argumente, ka mes tyre që nuk e duan fenë Islame dhe gjejne arsye boshe për t’i ulur vlerën rëndësisë së femrës në këtë fe Hyjnore! Por, ky shembuj dhe argument që ne do të paraqisim me lejën e Zotit, tregon fuqishëm vlerën, kontribimin dhe rëndësine e femrës në Fenë Hyrjnore Islame! Mjafton të permendim një grua, emri i së cilës është: Merjem El- Astrolabi. Ajo ishte një prej shumë grave inteligjente të periudhës së saj. Kjo grua e mençur prodhonte astrolabe nga më të fostifikuarit! Çfarë janë astrolabët?!

Shumë prej nesh sapo janë ndeshur me ketë emër madje ka prej tyre që nuk e kanë dëgjuar pak. Ato paraqesin diellin dhe yjet në një pjatë të vogël e të rrafshë e cila mbahet në dorë. Të habitur ju do pyesni se çfarë funksioni kanë?! Këto mjetë të hershme përdoreshin për matjen dhe llogaritjen e kohës. Sot kemi tjetër përparim të teknologjisë sepse pranë nesh kemi kompastet dhe orët, navigatorët satelitë të cilët kanë një funksion të rëndësishëm duke ndihmuar njerzit dhe eksploruesit të udhëtojnë nëpër botë. Një ndër zbulimet më të mëdha në atë periudhe ishte edhe shëndrimi i lëvizjes rrethanore në atë lineare. Kjo realizohej me anë të një boshti dhe një shufre lidhëse. Këto janë të domosdoshme për pompat dhe motorët. Këto ishin shpikjet që çuan përpara revolucionin industrial. Një tjetër zbulim i të njëjtit shkencëtar ishte dhe ndërtimi i orës, ku pa të shumë njerëz do të vonoheshin dhe do të kishin një tjetër mënyrë jetese.  Këto zbulime mbajnë emrin e El- Xhezarit!

Këto ishin disa nga shumë zbulimet e periudhës së artë, sepse me qindra dhe mijra zbulime të tjera janë kryer rreth kësaj periudhe. Mjafton të përmendim zbulime si: materialet e para reth furçave të dhëmbëve, agjerbën, Universitetin e parë, ndikuan në zbulimin e kafes etj. Këto zbulime u përhapën menjëherë në europën e mesjetës. Këta njerëz të ditur, kontribuan me aftësitë e tyre në shumë fusha të ndryshme për dobi të njeriut! Vlera dhe rëndësia e tyre përmendet edhe sot! Nëse dikush i quan muslimanët të prapambetur, ju keni një sërë argumentesh t’i dilni fitimtarë debatit! Vëllezër dhe motra, lusim Zotin e Gjithësisë të na japë dituri të dobishme duke kontribuar për të mirën e njerzimit!

koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

  • Ibn Nafis ishte i pari qe e zbuloi qarkullimin e gjakut , dh kte e beri 400 vjet para william Harvi ,
    ne te cilin e njohim sot . mirepo askush nuk e permend ate .
    Al idris ne vitin 1154 ishte i pari qe e vizatoi harten gjeografike te botes .
    Po n kete koh muslimanet zbuluan piken dhjetore .me te cilen njihen edhe numrat e sotem 1.2.3
    Personi i par qe e permendi teoremen e pitagores ishte Al tusi .ai tha i pari qe katrori i hipotenuzes eshte i barabrte me ato te kateteve .
    El beruni ishte i njohur ne trigonometri.
    Pastaj El Hindi , ai ishte filozof , astronom dhe matematicient i njohur , kur shkenctaret e njohur si njutoni , galileu thane se ligjet e fizikes jane apsolute , ky ishte i pari qe tha se ligjet e fizikes jan relative , dhe te gjithe sot ne e dime teorine relaitive te Ajnshtajnit .
    Askush nuk i permend tre vellezerit , Muhamed , Shakir dhe Hasan , keta thane te paret se ta nuk ishte e rrafshet sic mendonin ateher ,
    Pastaj ne kimi , xhabir ibn Hajam , qe europianet ia ndryshuan emrin ia ben Gabir ,qe kur ta lexojm t mendojm se ka qene europian . ky ishte i pari qe e distiloi alkoolin.
    Muhamed zekerija razi , ishte i pari qe e beri dallimin ndermjet lise dhe fruthit.
    Pastaj Ali ibn Abaz ka shkruajtur mbi 20 vellime per mjeksine.
    Ali ib Sina sic njihet n evrope me emrin Avisina , ky e ka shkruajtur nje liber me emrin kanun , qe eshte perdorur deri ne shekullin e 17 si tekst shkollor per mjeksi.
    e me dhjetra e dhjetra tjere shkencetar musliman , qe sot nuk i njeh askush , e qe ne fakt e gjitha eshte puna e atyre .