Pasojat, shkaqet dhe siptomat e migrenës! Kurimi i sëmundjeve të kokës!

Ne materialin e publikuar jemi përqendruar tek llojet, shkaqet dhe pasojat kryesore të dhimbjeve të kokës. (Kliko Këtu  për të lexuar materialin e plotë) Mes tyre ishte dhe migrena. Me lejen e Zotit të Gjithësisë në këtë material do të përqendrohemi gjerësisht tek Migrena! Mes nesh janë të pranishëm njerëz përeth të cilët janë të sëmurë nga Migrena!

Si shkaktohet Migrena?!

Një ndër shkaqet e shkaktimit të Migrenës ose hemikrania është edhe mbyllja e enëve të gjakut ( embolia) në tru. Ajo vazhdon të zhvillohet me tej apo anon andej. Duke hasur këtë veti, një mbyllje e tillë është pasojë e dromacave të gjakut që përhapen me anë të gjakut ( qarkullimit) por ajo mund të shkaktohet edhe nga dominimi i sekrecioneve të trupit ose nga depërtimi i të ftohtit ose i nxehtësisë në sekrecionet e trupit.

Siptomat e migrenës

Për sa ju përket siptomave të migrenës, vërehet një mungesë e madhe informimi. Për shumë arsye të ndryshme njerzit i anashkalojnë siptomat e dhimbjeve të kokës, duke mos e marë në konsideratë se këto dhimbje mund të vështirësojnë dhe rrezikojnë jetesën. Siptomat specifikie të migrenës janë pulsi i shpejtuar, pulsimet e kokës, dhembja e kokës me intensitet të lartë, shtypja e lartë e gjakut. Migrena është një ndër format më të përhapura të dhimbjeve të kokës, dhe në 50% të rasteve këto persona që kanë migrenë janë femra. Migrena përben 16% të dhimbjeve parësore të kokës, pra të atyre që nuk janë shkaktuar në prezencë edhe të sëmundjeve të tjera. Manifestohet me një dhimbje të fortë e pulsuese, që përgjithësisht godet vetëm gjysmën e kokës. Gjithashtu ka edhe siptoma të tjera si përshembull: Shqetësim nga drita dhe zhurmat, të përziera e të vjella, irritueshmëri, nervozizëm dhe shok emocional. Shumica prej të sëmurëve iu takojnë familjeve të cilat pjestarët e saj kanë dhimbje koke të njejta. Në bazë të përvojave të deri tashme të studimeve biçkimike dhe farmakologjike, migrenen e shpjegon si: Fllimisht, gjatë vasokonstruksionit kryhet lirimi lokal i kateholamineve, gjatë hipermisë reaktive serotonina lirohet nga trombocitet dhe i sensibilizion nociceptorët kranial, sistemin kininogjen ( kini luan gjithashtu rol gjatë vazodilatimit, paraqetitet neurokinia dhe zvogëlohet kininogjeni: kinia vepron fuqishëm në receptorët e dhembjeve, të cilat më parë i ka sensivilizuar serotonina.

Në ditet e sotshme përpos ilaçeve antimigrenë:

 Sandomigram, Avamigran, Migristen, Cafergot, Ditamin, betabllokuesit, antidepresivet, magneziumit etj.) pacientit duhet t’i shpjegohet roli i tendoseve fizike e psikike dhe emocionale gjatë sulmit migrenoz.

Lidhja e kokës me diçka do të ndalë dhembjen. Ebu Na’im në librin e tij: “ Mjekësia e të Dërguarit, ka thënë se i Dërguari i Allahut [ sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem] ndonjëherë vuante nga migrena dhe kjo sëmundje e mbyllte një apo dy ditë në shtëpi. Ibn Abasi ka thënë se i Dërguari i All-llahut [sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem] njëherë kishte mbajtur fjalim në hutbe me kokën e lidhur me një shirit. Lidhja e shiritit rreth kokës e zvogëlon intensitetin e migrenës njësoj si dhe me llojet e tjera të dhimbjeve të kokës!

Shërimi i dhimbjeve të kokës

Trajtimi idhimbjeve të kokës, fillon në përputhje me llojin dhe shkakun e saj. Ndodh që dhembja e kokës mund të trajtohet me purgativ ose duke shkaktuar vjellje, ndërsa ndonjëherë mund të trajtohet vetëm me pushim, qetësi dhe rehati. Llojet e tjera shërohen duke lidhur shiritin rreth kokës ose duke vënë kompresa të ftohta e njënjëherë edhe kompresa të nxehta apo duke qëndruar larg zhurmës dhe duke pushuar. Duhet theksuar se sot pacienti e ka të lehtë të marë medikamente të ndryshme sepse në ditet e sotme janë të pranishëm analgjetika dhe ilaçet antimigrenoze.

Pasi është diafonstikuar mirë shkaktari i migrenës, atëherë mund të kuptohet se trajtimi që e ka përdorur i Dërguari i All-lahut [sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem] siç është shënuar në hadithin e përmendur më sepër lidhur me vënien e kënasë në kokë, që është ilaç i pjesshëm ose i kufizuar. Është e rëndësishme të përmendet se ky trajtim është veçanërisht efikas në viset jashtëzakonisht të nxehta, siç është Gadishulli Arabik. Nëse dhimbja e kokës nuk është shkatkuar me ndonjë materie të dëmshme, e cila kërkon pastrimin e zorrëve, atëherë lyerja e sipërfaqes së kafkës me lën të zier të kënase mund të jetë e dobishme. Në mjekimin e dhembjes së kokës kënaja mund të vihet gjithashtu si kompresë e nxehtë që bëhet nga pluhuri i saj i përzier me uthull. Kjo bën që të hiqet dhembja dhe të qetësohen nervat. Dobitë nga ky zbatim nuk janë të kufizuara vetëm në shërimin e dhimbjeve të kokës por kjo është e dovishme gati për çdo dhimbje të ekstremiteteve, madje do të veproje edhe në tonusin e muskujve. Përdorimi i kompresave të nxehta të kënase si lidhëse rreth indit të fryrë për shak të nxehtësisë ose rreth indit të fryrë të trupit do të qetësoje zonër e pezmatuar. Në Tarihu-n e Buhariut është thënë, edhe nga Ebu Davudi në përmbledhjen e tij të haditheve se kur dikush i është ankuar të Dërguarit të All-llaut [sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem] për dhembjen e kokës, ai do t’ia preferonte lëshimin e gjakut në kupëzore, duke e prerë sipërfaqen e lëkurës, ndërsa kur dikush i ankohej për dhimbjen e shputës, ai do t’i thoshtë të vinte kompresa me këna. Imam Tirmidhiu ka shënuar në përmbledhjen e vet të hadithëve se Selma ummu Rafi kishte thënë: “ Kurdo që i Dërguari i All-llahut [sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem] ankohej në lëndim ose në dhembje koke, i vendosja këna mbi vendin e sëmurë.”

Çfarë është “Këna”?! Dobite e saj

Për sa i përket natyrës së Kënasë, ka një mungesë informacioni sidomos në trevat Shqiptare. Të shumtë janë atë njerëz të cilat kërkojnë infomracione të detajuara rreth vendodhjes, dobive dhe vlerave të kënasë. Kënaja në shkallën e parë është e ftohtë ndërsa në shkallën e dytë është e thatë. Vetitë mjekësore dhe fitoterapeutike të drurit të kënase dhe të degeve të saj përfshijnë: faktorin e shkrirës të dobësisë së organeve, karakteristikat e të cilit vijnë nga lagështia ekulibruese qe e përmban. Këna përmban veti konstipimi të substancës së ftohtë të tokës. Disa nga dobitë e kënasë (hana ) përfshijnë edhe shërimin e vendeve të djegura, përshtatja me nervat kur shfrytëzohet si kompresa të nxehta, ndërsa është përdorur në shërimin e të thatëve të gojës, stomatitis, të vendeve të djegura dhe enjtejeve të nxehta. Vënia e kënasë së zier mbi vende të të prera ka po ato pasoja mjekësore siç janë ato të drurit “ gjaku i gjarprit”. Imam Tirmidhiu dhe imam Bejhkiu kanë shënuar në përmbledhjet e veta hadithin që thotë se Ummu Selema është shprehur kështu: “ i Dërguari i All-llahut [sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem] sa herë që ka pësuar ndonjë lëndim apo thumbim, ka vënë këna dhe nuk ka vuajtur kurrë.” Vënia e lëngut të zier të kënasë dhe balsam trendafili të përzier me dyllë të shkrire të qirinjtë e ndihmon gjithashtu në shërimin e pleuritit. Këna ndihmon edhe në shërimin e variolës në stadin e saj fillestar. Kjo bëhet në këtë mënyrë: pjesa e pasme e thembrës së fëmijës lyhet me këna, dhe kjo do të pengojë përhapjen e mëtejme. Ky është një trajtim i njohur. Kur gjethet e kënasë vihen në roba të leshta, ato marrin erë dhe e ruajne nga tenjat. Kur gjetet e kënase njomen në ujë të freskët në përpjestim 20:10 dramë sheqe, pastoj kullohen kjo tretje pihet për çdo ditë dhe kura zgjat 40 ditë, ai ndihmon në shërimin e lebrës në stadet e saj fillestare. Balsami i kënase mund të përdoret gjithashtu në shërimin e thyerjes së thonjve. Si funksionon? Pihet uji që kullon prej gjetheve të shtyrudhura të kënasë. Kjo kurë zgjat 10 ditë. Pasta e kënasë ndihmon në mirëmbajtejn e thonjve dhe zburikim e tyre. Përzierja e pluhurit të kënasë me gjalpë të përpunuar ndihmon gjithashtu në shërimin e ënjtjeve të nxehta që i shkakton vreri i verdhë. Kur përdoret si kompresa të ngrohta, ky ilaç ndihmon në shërimin e kromës dhe zgjebjes. Kënaja ndihmon edhe në rritjen e flokëve, rrit freskinë rinore, përmirëson të parët, rrit nxitjen seksuale dhe është e dobishme në shërimin e kalloeve, puçrrave dhe të thatëve ndërmbjet këmbëve. Për sa i përket kësaj të fundit, tek Buhariu është shënuar që një njeri i ishtë ankuar të Dërguarit të Zotit, Muhammedit[ sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem] për një dhimbje në këmbë, dhe Profeti Alejhi Selam i kishtë thënë: “ Lyeji me këna.” Ebu Davudi ka treguar si i Dërguari i All-llahut, Muhammedi Alejhi Selam ka thënë: “ Nuk ka bime më të dashur për All-llahun se druri i kënasë.” Vëllezër dhe motra të nderuara,rreth trajtimit të të hollësishëm të dhimbjeve të  kokës njeriu e ka të nevojshme dhe të domosdoshme të paraqitet prane mjekut, për shkak se sot me evolimin e teknologjisë ekzaminimi i sëmundjes kryhet më lehtë.

Shto koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.