Duaja, fjalët që duhet të themi kur hyjmë në treg.

Përpara se njeriu të shkojë në treg, kujdeset që të kthehet i kënaqur me atë çka ai kërkon. Përkujdesja e veçantë e njeriut në treg është e dallushme për shkak se ai do paguajë një pjesë nga pasuria e tij për ato produkte që do të blejë dhe kurrsesi nuk mund të lejojë që një pjesë e pasurisë së tij të shkojë kot për produkte jo të mira. Gjithashtu merret parasysh se në treg ka njerëz jo të ndershëm dhe një pjesë e tyre janë abuzues ndaj çmimeve, peshës dhe hiles në tregëti. Në fenë që Zoti i Gjithësisë zbriti në tokë, në fenë  hyjnore Islame ky moment ka rëndësi të madhe dhe fjalët që duhet të themi kur hyjmë në treg janë:

La ilahe il-lAll-llahu vahdehu la sherike leh, lehul-Mulku ve lehul-hamdu, juhjí ve jumitu, ve Huve hajjun la jemútu bi jedihi el-hajru ve Huve ‘alá kul-li shej`in Kadír.

 

S`ka të adhuruar tjetër përveç All-llahut, Një dhe të pashoq; Atij i takon sundimi dhe ve-tëm Atij i takon falënderimi; Ai jep jetë dhe vdekje, ndërsa Ai është i Gjallë i Cili nuk vdes kurrë. Në Dorën e Tij është e mira (hajri) dhe mbi çdo send Ai është i plotfuqishëm.

Tirmidhiu 5/291 dhe Hakimi 1/538. hasen sipas Albani, shih “Sahih Ibën Maxheh” 2.21 dhe “Sahih Et-Tirmidhi”

 

Shto koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.