Duaja fjalet që duhet të themi kur bie shi!

Shiu është një fakor i rëndësishëm për jetesën në tokë. Kjo për faktin sepse mungesa e shiut shkakton thatësirë në tokë dhe si rrjedhojë e saj lindin shumë probleme! Rënia e shiut është e rëndësishme dhe shumë me vlerë në tokat bujqësore por edhe në vendet e nxehta. Ndërsa në disa zona të tjera rënia e shiut shkakton probleme në përmbytje. Për të qënë të sigurt dhe për të pasur një shi të begatë fjalët që njeriu duhet të thotë janë:

All-llahumme eskina gajthen mugíthen merí`en meri’an nafi’an gajre dárrin ‘áxhilen gajre áxhilin.

 

O Zot, të lutem na lësho shi të këndshëm, freskues, të dobishëm e jo të dëmshëm, të menjëhershëm e jo të vonuar.

 

Ebu Davudi 1/303, të cilën Albani e ka bërë të vërtetë në librin “Sahih Ebu Davud” 1/21

 

 

Për zonat e nxehta që ka mungesë shiu fjalët që duhet të thotë njeriu janë:

 

All-llahumme egithna, All-llahumme egithna, All-llahumme egithna.

 

O Zot na lësho shi, O Zot na lësho shi, O Zot na lësho shi.

 

 

 

All-llahumme iski ‘ibádek, ve beháimek ven-shur rahmetek, ve Ahji beledekel-mejjit.

 

 

O Zot, begatoji me ujë robërit e Tu dhe gjallesat Tua, shpërndaje mëshirën Tënde dhe gjallëroje këtë vend Tëndin të vdekur.

 

Ebu Davudi 1/305, Albani e ka bërë këtë hadith të mirë (hasen). Shih “Sahih Ebu Davud” 1/218.

 

Shto koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Këtë e pëlqejnë %d blogues: