Duaja e udhëtarit! Duaja e personit që udhëton!

Udhëtimet janë pjesë e pa ndarë e jetës së njeriut! Dëshira e çdo njeriu është që udhëtimi i tij të jetë sa më komod dhe i sigurt. Në fenë hyjnore Islame gjen zgjidhje për çdo situatë! Me ndihmën e Sunduesit të Gjithësisë çdo udhëtim bëhet i sigurt dhe i qetë. Fjalët që duhet të thotë udhëtari janë:
All-llahu Eber( 3 herë), Subhanel-ledhi sehare lena hadha ve ma kunna lehu mukrinin ve inna ila Rabbina le munkalibun. All-llahume inna nes eluke fi seferina hadha el-birre vet-takva ve minel-ameli ma terda, All-llahume hevvin ‘alejna seferena hadha vetvi ‘anna bu’deh, All-llahume entes-sahibu fis-sefer vel-halifetu fil ehl, All-llahume inni e’udhu bike min vua’thais-sefer ve keabetil-mendhar ve su il-munkalebi fil-mali vel-ehl.
All-llahu është më i madhi! ( 3 herë) I Lartmadhëruar qoftë Ai që i nënshtroi këto për ne, sepse ne nuk do të kishim mundësi ta ënim këtë. Ne me të vërtetë tek Zoti ynë do të kthehemi. O Zoti ynë, të lutemi që në udhëtimin tonë të na mundësosh të bëjmë mirësi dhe të jemi të devotshëm, të bëjmë vepra me të cilat Ti je i kënaqur. O Zoti ynë, na e lehtëso neve udhëtimin tonë dhe na e bëj të rehatshme rrugën. O Zoti ynë, Ti je shoqërues në udhëtim dhe mbrojtës i familjës sonë. O Zoti im, kërkoj që të më mbrosh nga vështirësitë e udhëtimit, dhe nga kënaqësitë e tij nga shikimet qëllimkëqija dhe nga telashet me pasuri dhe familje.
Profeti i njerzimit, Muhammedi Alejhi Selam, kur kthehej nga udhëtimi thoshte të njëjtat fjalë dhe shtonte:
Ajibune taibune abidune li Rabbina hami-dune
U kthyem me pendim dhe përkushtim, duke i bërë Zotit tonë falenderim.
Transmeton Muslimi 2/998

Shto koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.