Domethënia e emrit të lartësuar All-llah

All-llah është emër i përveçëm i Zotit të Lartmadhërishëm. Disa thonë se ky emër është emri më i madh sepse i përmban të gjitha cilësitë e të Lartmadërishmit. Në këtë drejtim, janë edhe ajetet vijuese:“Allahut i përkasin emrat më të bukur, andaj thirreni Atë (lutjuni Atij) me to” (El A’raf, 180).
“Allahu, nuk ka të adhuruar me të drejtë përveç Tij. Ai ka Emrat më të Bukur” (Ta Ha, 8).
Ai është Allahu, përveç të Cilit nuk ka të adhuruar me të drejtë tjetër, Njohësi i së dukshmes dhe i së padukshmes, Ai është i Gjithëmëshirshmi, Mëshirëploti! Ai është Allahu, përveç të Cilit nuk ka të adhuruar me të drejtë tjetër. Ai është Sunduesi, i Shenjti (i pastër nga çdo e metë), Paqëdhënësi, Dhënësi i sigurisë, Mbikëqyrësi mbi gjithçka, i Plotfuqishmi, Imponuesi, Madhështori. Qoftë i lartësuar Allahu mbi gjithçka që ia shoqërojnë Atij (në adhurim)! Ai është Allahu, Krijuesi, Zanafillësi, Ai që çdo gjëje i jep trajtë. Atij i përkasin emrat më të bukur; Atë e përlëvdon gjithçka që ndodhet në qiej dhe në Tokë, Ai është i Plotfuqishmi dhe i Urti.” (El Hashr, 22 – 24).
Në një ajet tjetër thotë Krijuesi i Gjithësisë në Kur’anin famëlartë: ” Thuaj: Thërrisni: All-llah ose thërrisni Er-Rahman, me cilindo që ta thërrisni (me këta dy emra), emrat e Tij janë më të bukurit” Israë: 110
Buhariu dhe Muslimi përjcelin në Sahihët e tyre prej Ebu Hurejras se Profeti Muhammed alejhi selatu ue selam ka thënë: ” Allllahu ka nëntëdhejtë e nëntë emra, pra një më pak se njëqind. E kush i kupton dhe punon sipas tyre, do të hyjnë në Xhennet” Fet’hu-l-Bari, vell. XI,f.218 dhe Muslimi, vëll. IV,f.2062

Shto koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.