Kushtetuta e parë shumëpalëshe dhe më demokratikja! Letra e Profetit Muhammed alejhi selam drejtuar murgjëve të Manastirit të Shën Katerinës

Me Kushtetutën e Medinës, që ishte kushtetuta e parë e shtetit të Medinës, Profeti ynë (paqja qoftë me të), si kurrë më parë, solli një rend demokratik dhe paqësor në Gadishullin Arabik, në një popullatë të përbërë prej feve, fiseve dhe racave të ndryshme.
Sipas kësaj kushtetute, të gjitha komunitetet në Medinë do të jetojnë së bashku në paqe, duke organizuar jetën e tyre në bazë të besimit dhe bindjeve të tyre, të cilat kanë fuqinë për të vepruar dhe rregulluar institucionet dhe ligjet e tyre. Duke bërë këtë, ata do të jetojnë së bashku në paqe dhe unitet me të gjitha komunitetet në Medinë. Kushtetuta e Medinës u shkrua në vitin 622, nën udhëheqjen e Profetit Muhamed (paqja qoftë me të) rreth 1400 vjet më parë, për t’iu përgjigjur kërkesave të njerëzve me besime të ndryshme; ajo ka ardhur deri ne ditët tona e shkruar si një traktat ligjesh. Si rezultat i kësaj, në këtë kushtetutë janë përfshirë komunitete të feve dhe të racave të ndryshme, që ishin armiq
për 120 vjet. Me anë të kësaj marrëveshjeje, Profeti (paqja qoftë me të) tregoi se konfliktit në mes komuniteteve mund t’i jepet fund. Dikur ishin armiqësorë ndaj njëri-tjetrit, sepse nuk bënin kompromis me njëri-tjetrin, por mbas marrëveshjes ata mund të jetojnë së bashku në paqe. Sipas Kushtetutës së Medinës, të gjithë ishin të lirë
të bënin zgjedhjet e tyre fetare, politike apo filozofike, pra ishin të lirë nga çdo presion prej dikujt tjetër. Ata mund të krijonin bashkësinë e tyre me ata që kishin
pikëpamje të njëjta. Gjithkush ishte i lirë të ushtronte sistemin e tij të drejtësisë. Pra, kush nuk thyente ligjin, nuk kishte nevojë për mbrojtje nga dikush tjetër. Palët
në marrëveshje duhet të ndihmonin dhe mbështetnin njëri-tjetrin dhe ato do të ishin
nën mbrojtjen e Profetit Muhamed (paqja qoftë me të). Mosmarrëveshjet ndërmjet
palëve do të gjykoheshin tek i Dërguarit i Zotit (paqja qoftë me të). Madje, edhe politeistët preferonin gjykimin e Profetit tonë (paqja qoftë me të), pasi ai ishte më i drejti nga të gjithë.
Kushtetuta e Medinës ishte pluraliste dhe ishte kushtetuta e parë më demokratike në histori.
Ajo mbronte jo vetëm të drejtat e myslimanëve, por edhe të drejtat e të gjithë pjesëtarëve të
besimeve të tjera, madje edhe të idhujtarëve.

Karta e Profetit Muhamed
për të drejtat e krishterëve
(Letër për murgjit e Manastirit të Shën Katerinës)
Ky është një mesazh nga Muhammed ibn Abdullah, si një garantues për
ata që përqafojnë krishterimin, qofshin afër apo larg, ne jemi me ata.
Vërtet unë, shërbëtorët, ndihmuesit dhe pasuesit e mi i mbrojnë ata, sepse,
Të krishterët janë qytetarët e mi dhe betohem në Allah, se unë do të jem
kundër çdo gjëje që i mundon ata.
Nuk ka detyrim për ata.
As gjykatësit e tyre s’kanë për t’u hequr nga postet e as murgjit nga
manastiret e tyre.
Askush nuk do të shkatërrojë ose do të dëmtojë qoftë edhe një shtëpi të
besimtarëve të tyre, apo do të rrëmbejë ndonjë gjë për t’ua dhënë
myslimanëve.
Kush rrëmben prej tyre, ai ka prishur besëlidhjen me Zotin dhe nuk i është
bindur të Dërguarit të Tij. Vërtet, të krishterët janë aleatët e mi dhe kanë
garancinë time kundër gjithçkaje që ata urrejnë.
Askush nuk do t’i detyrojë ata që të udhëtojnë, apo të luftojnë.
Myslimanët duhet të luftojnë për ata.
Në qoftë se një e krishterë dëshiron të martohet me një mysliman, kjo nuk
duhet të ndodhë pa miratimin e saj. Ajo është e lirë të vizitojë kishën e saj
për t’u lutur.
Kisha e tyre duhet respektuar. Ata s’duhen ndaluar në riparimin e kishave
të tyre dhe nuk duhen ndaluar as në shenjtërimin e besëlidhjeve të tyre.
Të gjithë (myslimanët) duhet të respektojnë marrëveshjen deri në Ditën
e Fundit (fundi i botës).
Përgjatë shekujve, kjo kartë e të drejtave
është nderuar dhe zbatuar me besnikëri nga
myslimanët, kudo ku ata sundonin.

Zoti i Gjithësisë thotë në Kur’anin famëlartë: ” E Ne të dërguam ty (Muhammed) vetëm si mëshirë për të gjitha krijesat” Surja Enbija

Nuk ka dhunë në fe. Tashmë është e dalluar e drejta nga e shtrembra. Ai që kundërshton shejtanin dhe beson në Allahun, ka kapur lidhjen më të fortë që nuk këputet kurrë. Allahu është i Gjithëdëgjueshëm dhe i Gjithëdijshëm.” (El-Bekare 2:257)

Këto argumente të pa kontestueshme dëshmojnë dhe vërtetojnë qartë profecinë e Muhammedit alejhi selatu ue selam.

Shto koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.