Dhikri i mëngjesit dhe i mbrëmjes!

Pas një nate, vjen mëngjesi dhe njeriu zgjohet nga gjumi, duke u bërë gati të kryejë obligimet e tij. Por, të arrish të kesh jetëse dhe ditën pasuese është një dhuratë nga Krijuesi i Gjithësisë, sepse e ardhmja dhe jetëgjatësia e njeriut nuk përcaktohet nga krijesat. Për të pasur një ditë të lehtë dhe të mbrojtur, besimtari dhe besimtarja muslimane duhet të lexojnë në mëngjes dhikrin e mëngjesit.  E njëjta gjë vlen edhe pasi bëhet gati të flejë gjumë! Fjalët që duhet të lexoni janë:

Elhamdu lil-ahi vahdeh, ves-salatu ves-selamu ala men la nebijje baّdeh.

 

Falënderimi i takon vetëm All-llahut, mëshira dhe shpëtimi (i All-llahut) qofshin mbi atë pas të cilit s`ka më Pejgamber, Muhammedin (salAll-llahu slejhi ue selem).

 

Asbahna ve asbaha el-Mulku lil-lah vel-hamdulil-lah la Ilahe il-lAll-llahu vahdehu la sherike leh, lehul-mulku ve lehul-hamdu ve Huve ّala kul-li shejin kadir. Rabbi es`eluke-l-hajre ma fi hadhel-jevmi ve hajre ma baّdehu ve eّudhu bike min sherri ma fi hadhel-jevmi ve sherri ma baّdehu. Rabbi eّudhu bike minel-keseli ve su`il-kiber. Rabbi eّudhu bike min ّadhabin fin-nar ve ّadhabin fil-kabr.

 

E arritëm mëngjesin; e gjithë pasuria i takon All-llahut; falënderimi është për All-llahun, nuk ka të adhuruar tjetër përveç All-llahut, i Cili është një dhe i pashoq; Atij i takon sundimi dhe falënderimi; Ai mbi çdo send është i plotfuqishëm. O Zot, prej Teje kërkoj të mirën e kësaj dite dhe të ditëve të tjera dhe prej Teje kërkoj mbrojtjen nga e liga e kësaj dite dhe ditëve të tjera. O Zot, kërkoj mbrojtjen Tënde nga përtacia dhe mendjemadhësia. O Zot, më mbro nga dënimi i Xhehennemit dhe nga dënimi i varrit. Ndërsa kur errësohej thoshte: “Rabbi es`eluke hajre ma fi hadhihil-lejleti ve hajre ma ba’deha, ve e’udhu bike min sherri hadhihil-lejleti ve sherri ma ba’deha”. (O Zot prej Teje kërkoj hajrin (të mirën) e kësaj nate dhe të netëve të tjera dhe prej Teje kërkoj mbrojtjen nga e liga e kësaj nate dhe netëve të tjera.

 

Muslimi 4/2088

 

All-llahu La Ilahe il-la huvel-Hajjul-Kajjumu, la te`hudhuhu sinetun ve la nevmun, lehu ma fis-semavati ve ma fil-erdi, men dhel-ledhi jeshfe’u ‘indehu il-la bi idhnihi, ja’lemu ma bejne ejdíhim ve ma halfehum ve la juhítune bi shej`in min ‘ilmihi il-la bima sháe vesi’a Kursijjuhus-semavati vel-erda, ve la jeúduhú hifdhuhuma ve huvel-’Alijjul-’Adhím.

 

All-llahu është Një, s`ka Zot tjetër përveç Atij, Ai është Mbikëqyrës i përhershëm dhe i përjetshëm. Atë nuk e zë as kotja as gjumi, gjithçka ka në qiej dhe në tokë, është vetëm e Tij. Kush mund të ndërmjetësojë tek Ai, pos me lejen e Tij? Ai di të tashmen që është pranë tyre dhe të ardhmen. Nga ajo që Ai di, të tjerët dinë vetëm aq sa Ai ka dëshiruar. Kursija e Tij përfshin qiejt dhe tokën, kurse kujdesi i Tij ndaj të dyjave nuk i vjen rëndë, Ai është më i Larti, më i Madhi.
Sureja Bekare, 255. “Kush e thotë këtë në mëngjes do të mbrohet nga xhindët deri në mbrëmje, ndërsa kush e thotë në mbrëmje do të mbrohet nga ata deri në mëngjes”. Shënon Hakimi 1/562, Albani e ka vlerësuar Sahih në librin Sahihu Tergib ve Terhib 1/273.

 

 

 

Kul huvAll-llahu ehad, All-llahullahus-samed, lem jelid ve lem juled, ve lem jekun lehu kufuven ehad. Kul e’udhu bi Rabbil felek, min sherri ma halek, ve min sherri gasikin idha vekab, ve min sherrin-nef-fathati fil ukad, ve min sherr-rri hasidin idha hased. Kul e’udhu bi Rabbin-nas, melikin-nas, ilahin-nas, minsherr-rril vesvasil-han-nas, eledhi juvesvisu fi sudurin-nas, minel xhin-neti ven-nas.

 

Thuaj: Ai, All-llahu është Një! All-llahu është Ai që çdo krijesë i drejtohet (i mbështetet) për çdo nevojë. As s’ka lindur kë, as nuk është i lindur. Dhe Atij askush nuk i është i barabartë. Thuaj: I mbështetem Zotit të agimit, Prej dëmit të çdo krijese që Ai e krijoi. Dhe prej errësirës së natës kur ngryset plotësisht. Dhe prej dëmit të atyre që lidhin dhe fryejnë nyja. Edhe prej dëmit të smirëkeqit kur sipas smirës vepron. Thuaj: “”Mbështetem (mbrohem) me Zotin e njerëzve! Sunduesin e njerëzve, Të adhuruarin e njerëzve, Prej të keqes së cytësit që fshihet. I cili bën cytje në zemrat e njerëzve, Qoftë ai (cytësi) nga xhinët ose nga njerëzit””.

 

“”Kush i thotë ato nga tri herë në mëngjes dhe mbrëmje do t’i dalin në ndihmë për çdo gjë””. Ebu Davudi 4/322, Tirmidhiu 5/567. Shih Sahih Tirmidhi 3/182.

 

 

Asbahna ve asbaha el-Mulku lil-lah vel-hamdulil-lah la Ilahe il-lAll-llahu vahdehu la sherike leh, lehul-mulku ve lehul-hamdu ve Huve ّala kul-li shejin kadir. Rabbi es`eluke-l-hajre ma fi hadhel-jevmi ve hajre ma baّdehu ve eّudhu bike min sherri ma fi hadhel-jevmi ve sherri ma baّdehu. Rabbi eّudhu bike minel-keseli ve su`il-kiber. Rabbi eّudhu bike min ّadhabin fin-nar ve ّadhabin fil-kabr.

 

E arritëm mëngjesin; e gjithë pasuria i takon All-llahut; falënderimi është për All-llahun, nuk ka të adhuruar tjetër përveç All-llahut, i Cili është një dhe i pashoq; Atij i takon sundimi dhe falënderimi; Ai mbi çdo send është i plotfuqishëm. O Zot, prej Teje kërkoj të mirën e kësaj dite dhe të ditëve të tjera dhe prej Teje kërkoj mbrojtjen nga e liga e kësaj dite dhe ditëve të tjera. O Zot, kërkoj mbrojtjen Tënde nga përtacia dhe mendjemadhësia. O Zot, më mbro nga dënimi i Xhehennemit dhe nga dënimi i varrit. Ndërsa kur errësohej thoshte: “Rabbi es`eluke hajre ma fi hadhihil-lejleti ve hajre ma ba’deha, ve e’udhu bike min sherri hadhihil-lejleti ve sherri ma ba’deha”. (O Zot prej Teje kërkoj hajrin (të mirën) e kësaj nate dhe të netëve të tjera dhe prej Teje kërkoj mbrojtjen nga e liga e kësaj nate dhe netëve të tjera.

 

Muslimi 4/2088.

 

 

 

All-llahume bike esbahna ve bike emsejna ve bike nahja ve bike nemutu ve ilejken-nushur.

 

O Zot im, me emrin Tënd e arrijmë mëngjesin dhe me emrin Tënd e arrijmë mbrëmjen, me emrin Tënd ngjallemi dhe me emrin Tënd vdesim dhe te Ti është kthimi.

 

Ndërsa në mbrëmje “All-llahume bike emsejna ve bike esbahna ve bike nahja ve bike nemutu ve ilejkel-mesir” (O Zot, me emrin Tënd e arrijmë mbrëmjen dhe me emrin Tënd e arrijmë mëngjesin, me emrin Tënd ngjallemi dhe me emrin tënd vdesim dhe te Ti është tubimi)

Shto koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Këtë e pëlqejnë %d blogues: