Dobitë e namazit në aspektin shëndetësor

Lëvizjet që bëhen në namaz, ngaqë janë të ngadalshme, nuk e lodhin zemrën dhe, për shkak se zhvillohen në kohë të ndryshme të ditës, ndihmojnë vazhdimisht për të ruajtur vitalitetin e njeriut. Në trurin e atij që gjatë ditës e vë kokën tetëdhjetë herë në tokë, dhe në mënyrë ritmike, shkon më tepër gjak. Për këtë arsye qelizat e trurit ushqehen mirë. Tek ata që falin namaz, shumë pak njerëz shihen me memorie dhe personalitet të prishur.

Namazfalësit kalojnë një jetë më të mirë shëndetësore sesa namazlënësit. Për shkak se ulen dhe ngrihen në mënyrë të drejtë, sytë e atyre që falin namaz posedojnë qarkullim më të fuqishëm të gjakut. Tek ata nuk rritet tensioni në sy, dhe sigurohet këmbim i vazhdueshëm i lëngut nga këndi i syrit, prandaj edhe syri është i mbrojtur nga sëmundja e kolorit. Lëvizjet izometrike në namaz, ndihmojnë përzierjen e mirë të ushqimeve në stomak, tajitjen e lehtë të vrerit, dhe po për këtë arsye edhe mos grumbullimin e vrerit në qese. Këto lëvizje po ashtu kanë rol të madh edhe në lirimin nga kapsllëku. Lëvizjet i tundin mirë kanalet e veshkave e të urinës, gjë që mundëson të pengohet formimi i gurit në veshkë, dhe ndihmohet edhe zbrazja me lehtësi e fshikëzës së urinës. Lëvizjet ritmike në pesë kohët e namazit, duke i vënë në lëvizje muskujt dhe nyjat që në jetën e përditshme nuk vihen në lëvizje, evitojnë sëmundjet si: artezorën e nyjave dhe shtangimin e muskujve.
Këto qenë vetëm disa nga dobitë e namazit në aspektin shëndetësor. Mirëpo, assesi nuk duhet harruar se namazi fillon me elementin themelor të shëndetit të mirë, pastërtinë. Pra, abdesi dhe gusli janë edhe pastrim trupor, edhe pastrim shpirtëror, ndërsa së bashku dobi e madhe shëndetësore. Ai që e kryen detyrën e vet të ibadetit, bëhet i pastruar edhe shpirtërisht, por edhe fizikisht, dhe fiton edhe në aspektin shëndetësor. Në mjekësinë preventive kanë shumë rëndësi lëvizjet trupore të bëra në kohë të caktuara. Ndërsa, sot mjekësia alternative dhe parapsikologjia dhe pozitivizmi këshillojnë që të praktikohen sa më shumë rituale dhe veprime që largojnë mendjen nga problemi aktual shëndetësor, sepse me largimin e vëmendjes edhe qelizat e sëmura vdesin. Nëse kjo qëndron, namazi është rituali që më së shumti kërkon vëmendje dhe koncentrim.
Gjithashtu, kohët e namazit janë kohë të përshtatshme për freskimin e qarkullimit të gjakut dhe për gjallërimin e frymëmarrjes, si dhe është element shumë i rëndësishëm që e rregullon edhe gjumin.

 

Shto koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Këtë e pëlqejnë %d blogues: