Historia e Dhulkarnejnit

Allahu thotë në Kuran: “Të pyesin ty (o Muhamed) edhe për Dhulkarnejnin. Thuaju! Unë do t’ju rrëfejë diçka nga historia e tij. Sigurisht që Ne e vendosëm atë në tokë dhe Ne i dhamë atij rrugë e mjete për të arritur çdo gjë. Kështu ai ndoqi një rrugë, derisa kur arriti vendperëndimin e Diellit (vendin më të largët në tokë që mundi të arrijë), pa që ai perëndonte në një vend ku buronte ujë i zi i turbulluar (ky ishte vendi më në perëndim ku ai arriti të shkojë) dhe aty pranë gjeti një popull që banonte në të. Ne i thamë (me frymëzim?): ‘O Dhulkarnejn ! Ose ndëshkoji, ose sillu me mirësi ndaj tyre.’ Ai tha: ‘Sa për atë (që nuk beson Allahun) që bën padrejtësi, ne do ta ndëshkojmë atë dhe pastaj ai do të kthehet prapë te Zoti i tij, i Cili do ta ndëshkojë atë me dënim të pa dëgjuar (në xhehenem). Por, sa për atë që beson (Allahun) dhe që punon drejtësi, ai do të ketë shpërblim më të mirë (xhenetin), ndërsa nga fjalët e buta e drejtuese që do t’i themi (do të jetë më i drejtuar e do ta ketë rrugën për në xhenet më të lehtë).’ Pastaj ai ndoqi një rrugë tjetër (nga lindja), derisa kur arriti tek vendi ku linde Dielli (vendi më i largët në lindje ku arriti kur kishte tokë e njerëz), pa se ai lind te një popull të cilët Ne (Allahu) nuk u patëm dhuruar mbulesë për t’u mbrojtur nga Dielli. Kështu që, dhe Ne dinim gjithçka që ishte përpara tij (Dhulkarnejnit). Pastaj ai mori një rrugë tjetër, derisa, kur arriti mes dy malesh ai gjeti aty pranë një popull që mezi kuptonin ndonjë fjalë (kuptoheshin me vështirësi me ta). Ata i thanë: ‘O Dhulkarnejn! Me të vërtetë që jexhuxhët e maxhuxhët po bëjnë shumë të këqija e fatkeqësi në tokë, të paguajmë ty një detyrim (haraç) me qëllim që ti të mundësh të na ngresh një pengesë të pakalueshme mes nesh dhe atyre.’ Ai i tha: ‘Ajo (fuqi, autoritet, pasuri) në të cilën më ka vendosur Zoti im është më e mirë (se sa shpërblimi juaj), kështu që më ndihmoni me fuqi (punëtore) dhe unë do të ndërtoj mes jush dhe atyre një pengesë të pakalueshme. Më sillni atëherë blloqe hekuri, pastaj kur e mbushi grykën mes dy maleve shkëmbore tha: ‘Fryni (me shakull) deri sa i nxehu fort’, (pastaj) shtoi: ‘Më sillni bakër të shkrirë për ta derdhur mbi ta.’ Kështu ata (jexhuxh e maxhuxhët) u bënë të pafuqishëm për t’iu ngjitur ose për ta shpuar (për të kaluar në anën tjetër). (Dhulkarnejni) tha: ‘Kjo është mëshirë prej Zotit tim, por kur të vijë premtimi i Zotit tim Ai do ta sheshojë atë për tokë dhe premtimi i Zotit tim është gjithnjë i vërtetë’.”

Shto koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.