Besimi në librat e shenjtë

Besimi në librat nënkupton shkrimet (librat) që Allahu ua ka shpallur të dërguarve të Tij si mëshirë ndaj krijesave, si udhëzues për ta, përmes të cilëve do të kenë mundësi për ta arritur lumturinë në këtë jetë dhe në të përtejmen (ahiret). Besimi në librat përfshin katër çështje: 1. Besimi se këta libra vërtet i ka shpallur Allahu. 2. Besimi në emrat e librave që na janë bërë të ditur. Kështu, Kurani i është shpallur Muhamedit )Teurati i është shpallur Musait, Inxhili (Ungjilli صلى الله عليه وسلم i është shpallur Isait dhe Zeburi i është shpallur Davudit. Ndërkaq, librat, emrat e të cilëve nuk na janë bërë të njohur, i besojmë në mënyrë të përgjithshme. 3. Besimi se përmbajtja e këtyre librave është e saktë, duke e besuar përmbajtjen e Kuranit dhe atë që nuk është ndryshuar apo nuk është shtrembëruar nga librat e mëparshëm. 4. Të punuarit në përputhje me ligjet që përmbajnë librat që nuk janë shfuqizuar. E, kjo të bëhet me kënaqësi dhe nënshtrim ndaj atyre ligjeve, pavarësisht nëse ua kuptojmë urtësinë apo jo. Të gjithë librat e mëparshëm janë shfuqizuar nga Kurani. Allahu i Lartësuar thotë: َ ََََََۡۡۡ ََََََََََُۡٗۡۡۡ ًََُۡ ﴿وأنز ا إِ ك ٱل ِكتب ب ِٱ ِق مص ِدقا لِما ب ي يديه ِ ِمن ٱل ِكت ِب ومهي ِمنا َعلَ ۡيه ِ﴾ “Ne të kemi zbritur ty (o Muhamed) Librin me të vërtetën, si përmbushës të shkrimeve të mëparshme dhe mbrojtës të tyre.” (El Maide, 48) Muhejmin (shq. mbrojtës të tyre, cekur në ajet) do të thotë gjykatës mbi ta. Prandaj, bazuar në këtë, nuk lejohet të punohet me asnjë lloj ligji e gjykimi tjetër të librave të mëparshëm, përveç atyre që janë të sakta dhe që i miraton Kurani.

Shto koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.