Shenjat e dashurisë së zemrës ndaj Kuranit

Për dashurinë e zemrës ndaj Kuranit ekzistojnë disa shenja, ndër to:
* 1-  Gëzimi me takimin e tij;
* 2-  Qëndrimi me të për kohë të gjatë pa u mërzitur;
* 3-  Përmallimi për të kur të shtohet largimi prej tij shkaktuar për shkak të disa pengesave, e shpreson takimin me të, si dhe përpjekja për t’i eliminuar vështirësitë që mund të ndodhin në këtë drejtim;
* 4-  Konsultimi i shpeshtë dhe bindja me udhëzimet e tij, të kthyerit tek ai kur bllokohet për çdo çështje jetësore, qoftë e vogël apo e madhe;
* 5-  Respektimi dhe nënshtrimi ndaj tij, qoftë në urdhra apo ndalesa.
Këto janë disa ndër shenjat më të rëndësishme të dashurisë dhe shoqërimit të Kuranit. Sa herë që ekzistojnë këto, është e pranishme dashuria ndaj tij, sa herë që mungojnë, nuk ekziston dashuria ndaj Kuranit. Mosprania e disave prej tyre e zvogëlon paralelisht dashurinë ndaj Kuranit.
Çdo musliman duhet t’ia parashtrojë vetes këtë pyetje: A e dua unë Kuranin? Me të vërtetë është një pyetje e rëndësishme dhe e rrezikshme, kurse përgjigjja e saj është edhe më e rrezikshme. Është një përgjigje që bart kuptime të shumta. Para se t’i përgjigjesh kësaj pyetjeje, kthehu te shenjat e sipërpërmendura, që përgjigjen tënde ta krahasosh me to dhe ta dallosh të saktën nga e gabuara.
Po të pyetet muslimani se a e do Kuranin, do të përgjigjej: Po! E dua Kuranin, si s’e dua? Mirëpo, a thua sa është i sinqertë në këtë përgjigje?
Si e do Kuranin kur nuk mund të qëndrojë me të as ca minuta, ndërkohë e sheh tek qëndron me orë të tëra në atë që e pëlqen dhe ia dëshiron shpirti i tij nga kënaqësitë e jetës?!
Ebu Ubejdi thotë: “Robi ta pyesë veten vetëm me Kuran. Nëse e do Kuranin, e do Allahun dhe të Dërguarin e Tij.”
Duhet pranuar neglizhencën nëse te ne nuk gjenden shenjat e sipërpërmendura, që më pas të përpiqemi për ndryshim.

Shto koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.