Dija që e kërkojmë nga Kurani

Cila është dija që e kërkojmë nga Kurani? Industria? Bujqësia? Administrata? Dija e fesë? Dija e kësaj bote? Lidhur me këtë çështje të rëndësishme, me ca vargje të bukura, na përgjigjet Ibn Kajimi, Allahu e mëshiroftë!, tek thotë: Dija është tri llojesh, të katërt s’ka, e vërteta mbetet plot kthjelltësi: Dija për cilësitë, veprat e Allahut dhe për emrat e të Mëshirshmit pa kufi,  Urdhëresa e ndalesa që janë fe e Tij dhe shpërblimi në Ditën e kthimit në përjetësi. Ne duam dije që sjell sukses në jetë, që sjell lumturi, jetë të mirë e të rehatshme, që sjell furnizim të bollshëm e të lejuar, që sjell siguri në këtë botë dhe në botën tjetër. Dije që prodhon vullnetin dhe vendosmërinë, që zhduk çdo Dhe të gjitha këto gjenden në Kuran dhe në udhëzimet e atij që me Kuran u dërgua. Ne duam dije që sjell sukses në jetë, që sjell lumturi, jetë të mirë e të rehatshme, që sjell furnizim të bollshëm e të lejuar, që sjell siguri në këtë botë dhe në botën tjetër. Dije që prodhon vullnetin dhe vendosmërinë, që zhduk çdo fenomen të dështimit e të mossuksesit në të gjitha poret e jetës. Ajo është dija mbi Allahun e Lartësuar dhe dija mbi Ditën e Fundit. Dija mbi Allahun e Madhërishëm rezulton me kërkimin e faljes nga Ai, ashtu siç thotë Allahu: “Dije se nuk ka zot tjetër përveç Allahut! Kërko falje për gjynahun tënd.” (Muhamed, 19) Dija që e pason kërkimin e faljes dhe nxit në të është dije që çon drejt suksesit. Kjo dije është dija e fjalës La ilahe il lallah (nuk meriton të adhurohet me meritë askush tjetër përveç Allahut). Ibn Abasi, Allahu qoftë i kënaqur me të!, në komentimin e fjalës së Allahut të Lartësuar: “Në të vërtetë, nga robërit e Tij, Allahut i frikësohen vetëm dijetarët, (që e dinë se) Allahu është vërtet i Plotfuqishëm dhe Falës.” (Fatir, 28) thotë: “Ata janë që dinë se Allahu është i Plotfuqishëm për çdo gjë.” Fjala dije është term shumë i gjerë dhe kuptimplotë. Është një term tërheqës, ku secili zgjedh për veten e vet duke konsideruar se gjëja tjetër nuk është dije. Specialistët e dijeve të kësaj bote dituritë e tyre i quajnë shkencë, kurse shkencat e tjera, përfshirë edhe shkencat fetare, i quajnë letërsi etj. Tërë kjo llogaritet shkencë dhe se çdo njohuri është shkencë. Fushat e saj janë të shumanshme, ndaj ato përcaktohen dhe themi filan shkenca. Mirëpo, nëse thuhet dhe përgjithësohet shkenca te muslimanët, e sidomos në Kuran e Sunet, atëherë është për qëllim shkenca e njohjes së Allahut, emrave dhe cilësive të Tij. Gjithashtu, te njerëzit dominon kufizimi i kësaj dijeje në një kategori të vetme, që është dija mbi hallallin dhe haramin (të lejuarën dhe të ndaluarën). Ky është një gabim i përhapur. Kështu, çdo dije të përmendur në Kuran dhe në Sunet e kufizojnë në dijen e çështjeve të degëzimit (fikhut) ose në shkencën e besimit në çështjet në të cilat ka mospajtime, kurse në bazat në të cilat ka pajtueshmëri ky term largohet. Madje vëren edhe dikë që polemizon në këtë të vërtetë. E drejta është të thuhet se dijetar i vërtetë është ai që ia ka frikën Allahut të Lartësuar, edhe nëse nuk di të shkruajë emrin e vet. Siç është thënë: Kryedije është frika e vërtetë prej Allahut e jo të thuhet për ty se ke udhëhequr drejt. Abdullah ibn Mesudi, Allahu qoftë i kënaqur me të!, thotë: “Si dije mjafton frika prej Allahut, kurse si injorancë largimi nga rruga e drejtë dhe mashtrimi.”

Shto koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.