Dobite e fjales “InshaAllah” në dashtë Zoti! Ja arsyet së përse duhet ta përmendni!

Shpesh dëgjoni njerëzit duke e përmendur Krijuesin. Ata zakonisht e thonë këtë në formë të fjalive si: “Allahu të
begatoftë!” apo “Në dashtë Allahu”, “Insha’Allah” “Zoti të mëshiroftë!” etj.
Këto shprehje përdoren kur dikush e përkujton Krijuesin, i lutet Atij, apo e madhëron.
Për shembull, ”Allahu të ruajtë!” shpreh faktin se Sunduesi i Botrave ka fuqi të paskajshme mbi ty dhe mbi çdo qenie të gjallë apo jo të gjallë përreth teje. Krijuesi është Ai, i Cili mund t’ju shpëtojë ju, nënën tuaj, babain si dhe shokët tuaj nga e keqja. Për këtë arsye, kjo thënie përdoret shpesh kur përmendet ndonjë fatkeqësi natyrore apo ndonjë ndodhi tjetër e papëlqyer. Mendoni vetëm për një çast: A mundet nëna apo babai juaj apo kushdo tjetër që ju njihni ta parandalojë një fatkeqësi natyrore, për shembull, një përmbytje? Sigurisht që nuk munden, pasi, është Allahu
Ai që i bën që këto gjëra të ndodhin, dhe në të njëjtën mënyrë, vetëm
Ai mund t’i parandalojë. Fjala “Insha’Allah” dmth., “Në dashtë Allahu”. Kështu që, kur themi që do të bëjmë apo s’do të bëjmë diçka, është me rëndësi që të
themi “Insha’Allah”. Kjo për arsye se, vetëm Krijuesi i Botrave e di të ardhmen dhe e krijon ashtu si dëshiron Ai. Asgjë nuk ndodh pa dëshirën e Tij. Kur ndonjëri nga shokët tanë, për shembull, thotë, “Nesër do të shkoj diku me patjetër”, ai apo ajo bën gabim, pasi, nuk e dimë se çfarë dëshiron Zoti që të bëjë ai apo ajo në të ardhmen. Ndoshta të nesërmen ai apo ajo do të sëmuren dhe nuk do të jenë në gjendje të shkojnë fare atje, apo ndonjë kohë e keqe do të bëjë që të prishet plani. Për këtë arsye themi “Insha’Allah” kur shprehim synimet tona për të
ardhmen dhe kështu, pranojmë se Sunduesi i di të gjitha, dhe se gjithçka ndodh vetëm në sajë të Vullnetit të Tij dhe kurrë nuk do të mund të dimë më shumë se ato çka na mësuar Krijuesi. Në këtë mënyrë, ne shfaqim nderimin e duhur ndaj Zotit tonë, i Cili ka fuqi dhe dituri të pamatë. Në vargjet e Kur’anit, Sunduesi i Botrave na mëson si të themi “Insha’Allah”
(Në dashtë Allahu):
Dhe mos thuaj kurrsesi për ndonjë çështje: “Unë do ta bëj këtë nesër!” Vetëm (nëse i shton): “Në dashtë All-llahu!” E kur të harrosh,
përmende Zotin tënd dhe thuaj: “Shpresohet se Zoti im do të më japë udhëzim edhe më të afërt prej këtij”.
(Kehf: 23-24)
Ndoshta, ju mund të mos dini shumë për këto gjëra, por, kjo nuk ka rëndësi. Që ta njihni Krijuesin, duhet vetëm që të vështroni
përreth dhe të mendoni. Çdo vend është i mbushur me bukuri dhe na tregon cilësitë e Krijuesit dhe fuqinë e Tij të paskajshme. Mendoni një lepurush të bardhë e të bukur, fytyrat e qeshura të delfinëve, ngjyrat e mrekullueshme të krahëve të fluturave apo detin e kaltër, pyjet e gjelbra, llojet e ndryshme të luleve si dhe bukuri tjera, të panumërta nëpër botë. Krijuesi i Botrave është Ai, i Cili i krijon të gjitha këto. Sunduesi i Gjithesise ka krijuar tërë gjithësinë, botën dhe krijesat në të, nga
asgjëja. Prandaj, kur shihni bukuritë që Ai krijon, mund të kuptoni fuqinë e Tij të pakufishme. Është fakt se, vetë qenia jonë tregon për ekzistencën e Allahut. Pra, le të mendojmë në fillim për qenien tonë dhe si na ka krijuar Krijuesi në mënyrë kaq të përsosur.

Shto koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.