Si ju ndryshua jeta nga një email?! Histori motivuese!

Closeup Of Person's Hand Holding Touchscreen Smartphone

Shpesh herë gjërat që kemi menduar nuk dalin ashtu siç ne i kemi parashikuar ne fillim. Për këtë qëllim një pjesë e njerëzve pa e ditur urtësinë e ngjarjes mërziten. Historia që do te trajtojmë është një histori e mbushur me optimizem dhe mbart ne vetvete një mesazh shumë të madh. Ky mesazh nuk duhet vetem lexuar por edhe praktikuar. Ne fillimet e para te teknologjise kur ishin hapat e para te popullimit te rrjeteve sociale tregohet per nje njeri te papune i cili shkoi tek nje kompani per t’u punesuar si pastrues tualetesh. Pasi bisedon me menaxherin e kompanise cdo gje dukej ne rregull ai do te fillonte pune shume shpejt por teksa cdo gje dukej ne rregull menaxheri i kerkoi ketij njeriut adresen e email. I pa puni u pergjigj: Une nuk kam as email as nuk e di cfare eshte kompiuteri dhe interneti. Menaxheri i habitur i tha: Ti sdi cfare eshte kompiuteri dhe interneti? Kjo do te thote qe ti nuk ekziston dhe ne nuk mund te marim ne pune dike qe nuk ekziston. Ju faleminderit nuk kemi nevoje per ju. I papuni doli kokulur dhe mori rrugen e kthimit. Teksa kalonte afer nje tregu atij i shkoi ne mendje te blinte disa perime edhe t’i shishte ato. Ato pak lek qe kishte i shfrytezoi per kete ide. Me vullnetin e tij te celikte ai shkoi ne cdo shtepi, i ofronte njerezve perimet me te mira qe kishte. Njerezit krijuan besueshmeri. Ai filloi te blinte dhe te shiste me shume derisa bleu nje automjet. Ai filloi te tregetonte edhe ne venden e tjera. Biznesi i tij filloi te rritej per shkak te dy gjerave ndeshmerise dhe perkushtimit te puna. Pas disa kohesh ky njeri mori magazina me qera dhe filloi te furnizonte edhe dyqanet e tjera. Meqense biznesi i tij po ecte kaq shume ai shkoi tek nje kompani sigurimesh per ta siguruar. Ata e mirepriten kete njeri dhe pasi i moren informacionet e nevojshme verefikuan dokumentet dhe i kerkojne nje email. Sepse neperjmjet ketij email ata do i cojne marveshjen. Burri i thote: Une nuk kam email madje as kompiuter. Punojesit buzeqeshen dhe e pyeten: Ti ke ngritur gjithe kete kompani te madhe ushqimesh dhe nuk ke email? Burri ia ktheu: Nese do te kisha email tani do te isha pastrues tualetesh ne filan kompani. Vella dhe moter, te fshehtat dhe urtesite jane ne doren e Krijuesit te Gjithesise. Ne kerkojme me ngulm dicka duke e ditur se ajo eshte e dobishme per ne por na ka ndodhur qe ajo qe kemi kerkuar me ngulm ka dale e demshme per ne dhe ate qe se kemi kerkuar ka dale e duhura per ne. Mos harro se e mira qe i duam vetes nuk krahesohet me te miren qe do Zoti per ne. Ai eshte me i meshirshem se nena me foshnjen e saj.

Emotional mature Asian businessman reading e-mail with shocking news

Shto koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.