Përhapja e Selamit(Paqes)

Përhapja e selamit është prej shkaqeve të përhapjes së dashamirësisë midis muslimanëve dhe hyrjes në Xhenet, nga Ebu Hurejra – Allahu qoftë i kënaqur me të – vjen se ka thënë: Ka thënë i Dërguari i Allahut – lavdërimi dhe paqja e Allahut qoftë mbi të -: “Për Atë-Allahun- në dorën e të cilit është shpirti im nuk hyni në Xhenet përderisa të besoni dhe nuk do të besoni përderisa do duheni mes veti. A nuk doni t’u udhëzoj për një gjë që po qe se e bëni do duheni, përhapenipra selamin midis jush”. Transmetuar nga Muslimi në “El Iman” (54), Termidhi në “Ed Deauet” (3602) dhe Ibn Maxhe në “Ez Zuhd” (4307)
Selam-Paqësori e Shpëtimtari është prej emrave të përsosur të Allahut, ka thënë i Lartësuari: Ai është All-llahu, pos të Cilit nuk ka zot tjetër, Sunduesi, i Shenjti, i Pastërti (prej të metave që i mvishen) , Siguruesi, Mbikëqyrësi, i Plotfuqishmi, Mbizotëruesi , i Madhërishmi. I lartësuar është All-llahu nga ajo që ia shoqërojnë! Kur’an{59-El-Hashr:23}
Selami është përshëndetja e banorëve të Xhenetit, ka thënë i Lartësuari: Ditën që e takojnë Atë (Zotin), përshëndetja e tyre është Selam (paqe) dhe për ta ka përgatitur shpërblim të mirë. Kur’an{33-El-Ahzab:44}
Me selam i presin engjëjt besimtarët tek dyert e Xhenetit, ka thënë i Lartësuari: E ata që ishin të devotshëm ndaj Zotit të tyre, sillen në grupe te Xhenneti, e kur arrijnë aty, dyert e tij i gjejnë të hapura dhe roja e tij u thotë atyre: “Selamun alejkum” – qofshi të shpëtuar, ishit të pastër, andaj hyni në të, aty do të jeni përgjithmonë.  Kur’an{39-Zumer:73}
Për sa i përket kthimit të selamit jemi urdhëruar t’a kthejmë po ashtu ose edhe më mire, nisur nga fjala e të Lartësuarit: Kush përshëndeteni me ndinjë përshëndetje, ju ktheni përshëhdetje edhe më të mirë, ose kthenie ashtu. All-llahu llogarit për çdo send. Kuran [4-En Nisa:86]Pejgamberi Muhamed a.s u pyet:’Cilat vepra apo tipare të Islamit janë të mira?’,Ai u përgjigj: Të ushqehen njerëzit dhe të përshëndetni (me selam) ata që i njihni dhe ata që nuk i njihni. (Buhariu dhe Muslimi)

Shto koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.