Si filloi thirrja e Ezanit?!

Ibn Umeri r.a(Zoti qoftë i kënaqur me të) tregon: “Kur muslimanët erdhën në Medine ,mblidheshin vetë për faljen e namazeve duke e marrë me mendje kohën,sepse ato ditë akoma nuk kishte thirrje për ta.Një herë ata e diskutuan këtë çështje për të thirrur njerëzit për namaz.Disa treguan këmbanën si kristianët,disa të tjerë treguan borinë si briri i çifutëve,por Umeri r,a dha mendimin e parë duke thënë: “A nuk nxjerrim një burrë që të thërrasë për namaz?(Midis tyre ishte Bilali i cili kishte zërin më të bukur nga të gjithë.)” I Dërguari i Zotit Muhamedi a.s tha: “O Bilal.Ngrihu dhe thirr(Ezanin)për Namaz.

(Shqiptimi i fjalëve të Ezanit nga dy herë)-Tregon Enesi r.a se Bilali r.a u urdhërua t’i shqiptonte fjalët e Ezanit nga dy herë,ndërsa fjalët e ikametit nga një herë,përveç’Kadkametis-salah’ dy herë.

(4 herë) ALL-LLAHU EKBER: Zoti është i madh. Ai nuk ka nevojë për asgjë. Është i madh dhe për ibadetet e robëve të Tij nuk ka nevojë. Për ta rrënjosur mirë në mendje këtë domethënie, kjo këndohet katër herë.

(2 herë) ESHHEDU EN LA ILAHE IL-LALL-LLAH: Dëshmoj dhe deklaroj se nuk ka Zot tjetër përveç All-llahut. Edhe dëshmoj dhe besoj se me madhështinë e Tij nuk ka nevojë për adhurimin e askujt, se përveç Tij nuk e meriton askush të adhurohet.

(2 herë) ESHHEDU ENNE MUHAMMEDEN RESULULL-LLAH: Besoj dhe dëshmoj se Muhammedi (salall-llahu alejhi ve selem), është pejgamber i dërguar i Tij, se është njoftues i rrugës së ibadeteve që i kërkoi Ai, dhe se All-llahu i pranon vetëm ibadetet që u njohtuan nga Ai.

(2 herë) HAJJE ALES-SALAH; HAJJE ALEL FELAH: Eja në namaz,Eja në sjpëtim-janë dy fjali që i thërrasin besimtërët në namaz, i cili sjell shpëtimin, lumturinë dhe kënaqësinë.

(2 herë) ALL-LLAHU EKBER: Zoti është më i Madhi-Ibadetin(adhurimin) që e meriton Ai, askush nuk mund ta arrijë. Është shumë i madh dhe i vetmi të cilit duhet t’i bëhet ibadet.

(1 herë) LA ILAHE IL-LALL-LLAH: Vetëm All-llahu është Ai që e meriton, që është i denjë t’i përulesh në ibadet. Askush nuk ka të drejtë t’i bëjë ibadet tjetërkujt, përveç Tij.

Vlera e Ezanit-Muhamedi a.s ka thënë:”Kur thirret ezani për namaz,shejtani ia mbath duke ikur me të katërta(shpejtësi)dhe nxjerr erë me zë,që të mos e dëgjojë Ezanin.Kur mbaron thirrja e Ezanit,ai kthehet prapë,por përsëri ia mbath kur thirret Ikameti. (Sahih El-Buhari)

Shto koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.