Katërqind Milionë

Numër i bukur dhe i madh! Aq i madh saqë vështirë të paramendohet se kjo është mesatarja e numrit të fjalëve që njeriu flet gjatë gjithë jetës së tij. Tani shumëzo këtë numër me numrin e njerëzve që kanë jetuar në këtë botë!Është e vërtetë që të gjithë dalim me një numër shumë të madh dhe të gjithëve na le me gojë hapur. Fjalët kanë fuqi të ndikojnë tek të tjerët,të bëjnë të veprosh diçka.Përmes tyre mëson ose jep mësim.Fjalët ndryshojnë botën dhe nganjëherë ato na bëjnë të ndihemi mirë. Një veçanti e rrallë ndodh se të gjitha fjalët e thëna nga njerëzit e ndryshëm humbin,por a e dini se ca perla vazhdojnë të shndrisin në mesin tonë?!

Ato janë perlat e Pejgamberit të Mëshirës-Muhamedit alejhi selam,janë fjalë përjetësisht të paharruara që kurrë njëherë se humbën shkëlqimin e tyre.Fuqia e tyre depërton në brendinë tonë dhe ndjell tek ne shpresë,dashuri,drejtësi,dhembshuri,mirësi,vetë-reflektim dhe kurajo. Fjalët e tij kanë ndikim në ndryshimin e qënies njerëzore,asaj familjare dhe shoqërore. Fjalët e tij na frymëzojnë drejt së mirës dhe qëllimeve të reja në jetën tonë. Me lejën e Zotit po ju përmendim disa fjalë madhështore të Muhamedit alejhi selam.

Dashuri-Mëshirë-Dhembshuri.

“Islami ndërtohet në pesë shtylla: “dëshmia se askush nuk e meriton të adhurohet tjetër përveç Zotit dhe se Muhamedi është i Dërguari i Tij,falja e namazit,agjerimi i Ramazanit,dhënia e zekatit,kryerja e haxhit.”

“Njihe(adhuroje)Zotin kur je në rehati,që Ai të të kujtojë në vështirësi.”

“Nuk e ka besimin e plotë ai person i cili nuk i’a u dëshiron njerëzve atë të mirë që dëshiron për veten e tij dhe nuk urren për njerëzit atë të keqe që urren për veten e tij.”

“Njerëzit më të dashur tek Zoti janë njerëzit më të dobishëm për njerëzimin.”

“Nuk është prej nesh ai që nuk tregon mëshirë për të vegjëlit,dhe nuk tregon respekt të duhur për të mëdhenjtë(moshuarit).”

“Njerëzit më të dashur tek Zoti janë njerëzit më të dobishëm për njerëzimin.”

“Më i miri prej jush është ai me moralin më të lartë.”

“Pasuria më e mirë është gjuha që e përmend Zotin dhe zemra që e falenderon atë.”

“Po të besoni Zotin plotësisht,Ai me siguri do t’i plotësonte nevojat tuaja,ashtu siç plotëson nevojat e zogjëve. Dalin të uritur në mëngjes,por kthehen të ngopur në foletë e tyre.”

“Vërtetë Zoti nuk shikon në trupat e as në pamjet tuaja.Ai shikon në zemrat dhe veprat tuaja.”

“Më i miri prej jush është ai që sillet më mirë me familjen e tij.” “Më i miri prej jush është ai që sillet më mirë me bashkëshorten e tij.”

“Mbani lidhjet farefisnore.”

“Nuk është besimtar ai që ka të ngopur barkun e tij,ndërsa komshiu i tij i afërt është i uritur.”

“Bamirësia nuk e pakëson pasurinë.” “Bamirësia më e mirë është pajtimi mes njerëzve.”

“Vizitoje të sëmurin,ushqeje të varfërin dhe liroje të robëruarin.”

“Jepni punëtorit pagën e tij para se t’i thahet djersa.”

“Lehtësoni dhe mos vështirësoni.”

“Jini të vëmënshëm ndaj Zotit kudo që të jeni.Veprën e keqe pasojeni me një të mirë ashtu që ajo t’ua fshijë të keqen dhe silluni me njerëzit me një moral të lartë.” (Fjalë nga Muhamedi alejhi selam)

Shto koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.