Dhuro Zekat

Zekati është një ndër shtyllat e fesë hyjnore Islame.

Zekati është detyrim për personat në moshë madhore, mendërisht të shëndoshë, të lirë, të mos kenë borxhe dhe përveç përballimit të nevojave të tij dhe të familjes të zotërojë pasuri në vlerën e nisabit mbi të cilin të kalojë një vit pa e prekur.Nisabi: është një masë e caktuar nga feja për detyrimin e zekatit.

Kjo masë është 85 gr ar, 595 gr argjend ose pasuri, mallra tregtie, para në vlerën e tyre. Duke ju referuar floririt (85) gram  ne caktimin e nisabit personi i cili gjatë një viti ka minimalisht dhe jashtë nevojave jetike të depozituara për një vit hënor 400.000 lek e ka obligim dhënien e zekatit në masën 2.5 %ose 1/40 të pasurisë së depozituar.


Vlera




Të dhënat për donation:

Fondacioni Firdeus IBAN Euro:AL76 2121 1573 0000 0000 0088 3481

IBAN Dollar:AL 33 2121 1573 0000 0000 0088 3479

SWIFT i bankës Credins: CDISALTRXXX

Zekati është një ndër shtyllat e fesë hyjnore Islame. Zoti i Gjithësisë thotë në Kur’anin famëlartë: Faleni namazin dhe jepni zeqatin, dhe faluni me ata që falen (bini në rukuë me ata që bien)”.Sure El-Bekare, ajeti 43,

dhe kryjeni me rregull faljen, jepeni zeqatin, huazoni (jepni sadaka) për hir të All-llahut hua të mirë, se çka të përgatitni për veten tuaj prej të mirave, atë do ta gjeni te All-llahu edhe më të mirë, dhe shpërblim më të madh… Sure Muzzemmil, ajeti 20,

….e mëshira Ime ka përfshirë secilin send. Atë (Mëshirën) do ta caktoj për ata të cilët u ruhen (mëkateve), e japin zeqatin dhe për ata që i besojnë argumentet tona ” Sure A’raf, ajeti 156,

Zekati shpreh veprimin e dhënies së një malli në sasi dhe masë të caktuar nga persona të caktuar personave dhe vendeve të caktuara. Në mënyrë të veçantë, zekati nuk është vetëm një ndihmë materiale-pasurore, por një adhurim si namazi, agjërimi dhe haxhi. Njeriu që beson, me anë të zekatit zbaton një urdhër të Zotit duke fituar sevape për ahiretin. Ndërkaq, sevapi i fituar është elementi më i rëndësishëm që formon jetën e pasme para së cilës do të ndodhet njeriu pas bëmave të tij në këtë botë.

Zekati është detyrim për personat në moshë madhore, mendërisht të shëndoshë, të lirë, të mos kenë borxhe dhe përveç përballimit të nevojave të tij dhe të familjes të zotërojë pasuri në vlerën e nisabit mbi të cilin të kalojë një vit pa e prekur.

Nisabi: është një masë e caktuar nga feja për detyrimin e zekatit. Kjo masë është 85 gr ar, 595 gr argjend ose pasuri, mallra tregtie, para në vlerën e tyre. Duke ju referuar floririt (85) gram  ne caktimin e nisabit personi i cili gjatë një viti ka minimalisht dhe jashtë nevojave jetike të depozituara për një vit hënor 400.000 lek e ka obligim dhënien e zekatit në masën 2.5 %ose 1/40 të pasurisë së depozituar