Si të falemi

Sqarim!

  • Sabahu – Dy Rekate
  • Dreka – Katër Rekate
  • Ikindia – Katër Rekate
  • Akshami – Tre Rekate
  • Jacia – Katër Rekate

Rekati i parë


Vëllezër dhe motra të nderuar. Para se te kryeni faljen e namazit, sigurohuni që të keni marrë abdes. Kliko këtu për të mësuar si merret abdes. Sigurohuni që ambjenti rreth jush të jetë i pastër. Dhe më pas pozicionohuni drejt Kiblës.


Pasi pozicionoheni drejt Kiblës, fokusohuni me zemër dhe mëndje në namaz. Ngrihini duart si ne shembullin më sipër duke thënë fjalët: ALL-LLAHU EKBER (ALL-LLAHU është më i madhi).


Vendosni dorën tuaj të djathtë mbi dorën tuaj të majtë. Mbani shikimin tuaj drejt dhe pa lëvizur rrotull. Mos lejoni që sytë tuaj të enden. Fjalët qe duhet të thoni janë:
SUBHANEKE ALL-LLAHUMME WE BI HAMDIKE WE TEBAREKESMUKE WE TE’ALA XHEDDUKE WE LA ILAHE GAJRUKE
E’UDHU BIL-LAHI MINESH-shejtanir-RAXHIM

(Dëlirësia të takon Ty, Zoti im, dhe falenderimi, emri yt është i bekuar, e lartësuar është Madhështia Jote, s’ka hyjni pos Teje.
Mbështetem në All-llahun nga djalli i mallkuar. )
Pasi përfundojmë së thëni këto fjalë, duhet të themi suren
El-FATIHA
E cila është:
BISMIL-LAHIRR-RRAHMANIRR-RRAHIM
ELHAMDU LIL-LAHI RABBIL ALEMIN.
ERR-RRAHMANIRR-RRAHIM.
MALIKI JEVMIDDIN. IJJAKE NA’BUDU VE IJJAKE NESTEIN.
IHDINAS-SIRATAL MUSTEKIM.
SIRATAL-LEDHINE EN’AMTE ALEJHIM
GAJRIL MAGDUBI ALEJHIM VE LED-DALIN.”AMIN

(1. Me emrin e All-llahut Mëshiruesit,Mëshirëbërësit
2. Falenderimi i takon All-llahut, Zotit të botërave
3. Mëshiruesit, Mëshirëbërësit
4. Sunduesit të ditës së Gjykimit
5. Vetëm Ty të adhurojmë dhe vetëm prej Teje ndihmë kërkojmë
6. Udhëzona në rrugën e drejtë
7. Në rrugën e atyre ndaj të cilëve ke bekimin, e jo në të atyre që je hidhëruar, dhe që kanë humbur! Amin)

Më pas është e obligueshme të thoni një sure tjetër. Si për shembull:

Inna a’tajna kel kewther
 Fe sal-li li rabbike wen har
 Inne shanieke huwel ebter

(Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit
1. Vërtet Ne të dhamë ty të Mirën (e pashtershme)
2. Pra falu për Zotin tënd dhe sakrifiko
3. Vërtet urrejtësi yt është farësosur.)


Duke thënë: ALL-LLAHU EKBER pozicionohesh si në foton e mësipërme
( ky pozicion quhet ruku ) dhe më pas thua tre herë:
SUBHANE RABBIJEL ‘ADHIM
(i Dëlirë është Zoti Madhështor)


Rikthehemi në pozicion si ne foto dhe vazhdojmë duke thënë:
SEMI’ ALL-LLAHU LIMEN HAMIDEH
( ALL-LLAHU e dëgjon atë që e falenderon )

vazhdojmë duke thënë:
RABBENA LEKEL HAMD
( Zoti ynë, Ty të takon falenderimi )


Thua ALL-LLAHU EKBER dhe përulesh me ballë në tokë.

Në këtë pozitë ( e cila quhet sexhde ) thua tre herë:
SUBHANE RABBIJEL A’LA ( i Dëlirë është Zoti im i Lartë )


Thua ALL-LLAHU EKBER, dhe ulesh në këtë pozicion duke thënë:

RABBI GFIRLIJ, GFIRLIJ ( Zoti im, falmë, falmë )


Thua ALL-LLAHU EKBER dhe e bën edhe një sexhde duke thënë përsëri tre herë: SUBHANE RABBIJEL A’LA ( i Dëlirë është Zoti im i Lartë )

Më pas çohesh në këmbë për rekatin e dytë.

Rekati i dytë

Në këtë pozicion, duke vendosur dorën e djathtë mbi dorën e majtë thua përsëri suren EL-FATIHA dhe më pas vazhdon me suren IHLAS:

BISMIL-LAHIR-RAHMANIR-RAHIM KUL HU WALL-LLAHU EHAD ALL-HAUS-SAMED LEM JELID WE LEM JULED WE LEM JEKUN L-LEHU KUFUWEN EHAD

(Me emrin e ALL-LLAHUT, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit, ALL-LLAHU është Një, s’ka lindur kënd, as nuk është i lindur, dhe Atij askush nuk i përngjan)


Duke thënë: ALL-LLAHU EKBER pozicionohesh si në foton e mësipërme
( ky pozicion quhet ruku ) dhe më pas thua tre herë:
SUBHANE RABBIJEL ‘ADHIM
(i Dëlirë është Zoti Madhështor)


Rikthehemi në pozicion si ne foto dhe vazhdojmë duke thënë:
SEMI’ ALL-LLAHU LIMEN HAMIDEH
( ALL-LLAHU e dëgjon atë që e falenderon )

vazhdojmë duke thënë:
RABBENA LEKEL HAMD
( Zoti ynë, Ty të takon falenderimi )

Pasi kryeni këto veprime kërrusesh dhe bie në sexhde


Thua ALL-LLAHU EKBER dhe përulesh me ballë në tokë.

Në këtë pozitë ( e cila quhet sexhde ) thua tre herë:
SUBHANE RABBIJEL A’LA ( i Dëlirë është Zoti im i Lartë )


Thua ALL-LLAHU EKBER, dhe ulesh në këtë pozicion duke thënë:

RABBI GFIRLIJ, GFIRLIJ ( Zoti im, falmë, falmë )


Thua ALL-LLAHU EKBER dhe e bën edhe një sexhde duke thënë përsëri tre herë: SUBHANE RABBIJEL A’LA ( i Dëlirë është Zoti im i Lartë )


Më pas ulesh dhe thua ALL-LLAHU EKBER dhe vazhdon duke thënë ET TEHIJATU:

ET-TEHIJJATU LIL-LAHI WES-SALAWATU WET-TAJJIBATU ES-SELAMU ‘ALEJKE EJJUHEN-NEBIJJU WE RAHMETULL-LLAHI WE BEREKATUHU ES-SALAMU ‘ALEJNA WE ‘ALA ‘IBADIL-LAHIS-SALIHIN ESH HEDU EN LA ILAHE IL-LALL-LLAH WE ESH-HEDU ENNE MUHAMMEDEN ‘ABDUHU WE RESULUHU

(Përshëndetjet i takonë ALL-LLAHUT, si dhe lutjet dhe fjalët e mira. Paqja qoftë mbi ty o lajmëtar, si dhe mëshira e ALL-LLAHUT dhe begatitë e Tij. Paqja qoftë mbi ne dhe të gjithë robërit e mirë të ALL-LLAHUT. Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër pos ALL-LLAHUT dhe se Muhammedi është robi dhe i dërguari i Tij.)


Duke qëndruar ulur si në foto dhe dërgon SALAWAT:
ALL-LLAHUMME SAL-LI ‘ALA MUHAMMEDIN
WE ‘ALA ALI MUHAMMED
KEMA SAL-LEJTE ‘ALA IBRAHIME WE ‘ALA ALI IBRAHIM
INNEKE HAMIDUN MEXHID

(O ALL-LLAHU im, bekoje Muhammedin dhe familjen e tij, siç bekove Ibrahimin dhe familjen e tij. Ti je i Falenderuar dhe i Lartësuar)

ALL-LLAHUMME BARIK ‘ALA MUHAMMEDIN
WE ‘ALA ALI MUHAMMED
KEMA BEREKTE ‘ALA IBRAHIME WE ‘ALA ALI IBRAHIM
INNEKE HAMIDUN MEXHID

(O ALL-LLAHU im, bekoje Muhammedin dhe familjen e tij, siç bekove Ibrahimin dhe familjen e tij. Ti je i Falenderuar dhe i Lartësuar)

ALL-LLAHUMME RABBENA ATINA FID-DUNJA HASENETEN
WE FIL-AHIRETI HASENETEN WE KINA ‘ADHABEN-NAR
RABBENA GFIRLI WE LI WALIDEJJE WE LIL-MU’MININE
JEWME JEKUMUL HISAB

(O ALL-LLAHU im, Zoti jonë, na jep të mira në këtë botë dhe në botën tjetër, dhe na ruaj nga dënimi me zjarr. Zoti jonë, më fal mua, prindërit e mi dhe besimtarët ditën kur do të japim llogari. )

Namazi përfundon me dhënien e SELAMIT:

Duke qëndruar si në foto, në fillim e kthen kokën në krahun e djathtë dhe thua:

ES-SELAMU ‘ALEJKUM WE RAHMETULL-LLAH

(Paqja dhe mëshira e ALL-LLAHUT qofshin mbi ju.)

Dhe më pas e kthen kokën në krahun e majtë dhe thua:

ES-SELAMU ‘ALEJKUM WE RAHMETULL-LLAH

(Paqja dhe mëshira e ALL-LLAHUT qofshin mbi ju.)

Vetëm sabahu ka dy rekate namaz. Ndërsa në kohët e tjera të namazit nuk jepet Selam në rekatin e dytë.

Rekati i tretë dhe i katërt