Kush është Elvis Naci
Elvis Naçi është lindur në Tiranë, më 7 prill 1977, është një teolog, imam dhe humanist shqiptar. Ka kryer studimet e larta për teologji, më ka pas ka shërbyer si imam në xhaminë e Tabakëve, një nga xhamitë kryesore të Tiranës. Shumë shpejt, mënyra e tij e thirrjes në Islamin e pastër dhe shembulli që përcjell, u përqafua sidomos nga të rinjtë, në të gjitha trevat shqipfolëse. Me publikimin e ligjëratave të tij në rrjetet sociale, Elvis Naçi fitoi një popullaritet të madh në Shqipëri, Kosovë, Maqedoninë e Veriut, Malin e Zi dhe diasporë, nga ku herepashere ftohet për ligjërata fetare.
Elvis Naçi nuk njihet vetëm si teolog, por edhe për aktivitetet e tij humanitare dhe veprat e bamirësisë së cilave i kushton kohë dhe vëmendje të madhe. Në vitin 2016, ai themeloi Fondacionin “Firdeus”, një organizatë që operon në fushën e bamirësisë, edukimit dhe kulturës, ndërsa që prej vitit 2018, drejton emisionin televiziv “Shqiptarët për Shqiptarët”, një emision i ideuar nga vetë ai, i cili përcjell mesazhe të rëndësishme humanitare, ngrihen fushata bamirësie në ndihmë të njerëzve në nevojë dhe shërben si një faktor edukues i modeleve pozitive në shoqëri. Ky emision ka arritur shifra rekord audience në Ballkan.
Elvis Naci është një figurë publike e mirënjohur për mbarë opinionin shqiptar dhe shpeshherë merr pjesë i ftuar në panele të emisioneve televizive për diskutime mbi tematika aktuale sociale që prekin shoqërinë shqiptare. Për shkak të kontributit të tij në shoqëri, nominohet vazhdimisht nga qytetarët si Personaliteti i Vitit. Rjetet e tij sociale janë nga më të ndjekurat në rang kombëtar, duke numëruar mbi 1 milion ndjekës aktivë, me të cilët zhvillon një komunikim të vazhdueshëm.
Ai i kushton shumë rëndësi familjes duke promovuar vlerat e larta që ajo mbart, por edhe duke e pasur atë si mbështetëse kryesore në aktivitetet e tij. Familja e tij përbëhet nga bashkëshortja, Fatma dhe tre fëmijë, 2 djem dhe një vajzë.