Një djalë i ri kishte dalë të shëtis botën për të mësuar kuptimin e jetës.
Duke shëtitur u ndal në një vend ku takoi një dijetar i cili e ftoi në shtëpinë e tij.
Me të hyrë në shtëpi riu vërejti se muret e shtëpisë ku jetonte dijetari ishin të mbushura me libra, derisa në pjesën tjetër të shtëpisë nuk kishte asgjë përveç një qilimi në tokë, një shtrati të thjeshtë dhe në mes një tavolinë e një karrige.
I riu e pyeti dijetarin me kureshtje: “Përse nuk keni asnjë gjë? Kolltukë, divan, tapetë… ku i keni këto?”
Dijetari i bëri një pyetje të ngjashme të riut si përgjigje për pyetjen e bërë: “Bir! Edhe ti ke vetëm një çantë të vogël që e bart në kurriz. Po ti ku i ke gjërat e tua?”
I riu iu përgjigj me të shpejtë kësaj pyetjeje: “Siç e shikoni… Unë jam një udhëtar.”
“Edhe unë ashtu jam, bir…”, u përgjigj dijetari duke qeshur.