AJETET E SHËRIMIT NË KUR’AN

Kur’ani Famëlartë është fjala e Allahut të Lartësuar dhe leximi i tij ka një efekt të mrekullueshëm në trupin e njeriut.
Në gjashtë ajete, përmendet fjala “shifa” që do të thotë shërim dhe këto ajete lexohen në rastet kur njeriu ka sëmundje, dhimbje dhe shqetësime në trup.

Megjithëse Kur’ani ka një fuqi shëruese, duhet që njeriu të përdorë çdo mundësi që Allahu i Lartësuar i ka vënë në dispozicion për të arritur tek shërimi dhe trajtimi mjekësor është një nga këto, të cilin Zoti e ka inspiruar njeriun që ta zhvillojë dhe ta përdorë për shërim, krahas Kur’anit.

Gjashtë ajetet e shërimit të përmendura në Kur’an janë:

  1. “UE JESHFI SUDURE KAUMIN MU’MININ”

“…dhe shëron zemrat e njerëzve besimtarë” ( Surja Tevbe; 14 )

  • “JA EJJUHEN-NAS, KAD XHAETKUM MEUIDHATUM MIR- RABIKUM, UE SHUFAUN LIMA FI SUDURI  UE HUDEU-UE RAHMETUL-LIL MU’MININ”

“O ju njerëz! Juve ju erdhi nga Zoti juaj këshilla (Kur’ani) dhe shërimi i asaj që gjendet në krahrorët tuaj (në zemra), edhe udhëzim e mëshirë për besimtarët”. (Junus; 57)

  • “UE NUNEZ-ZILU MINEL KUR’ANI MA HUE SHIFAUN UE RAHMETUN LILMU’MININE”

“Ne të shpallim Kuranin që është shërim dhe mëshirë për besimtarët”(El-Isra; 82.)

  • “ UE IDHA MERID’TU FE HUE JESHFIN”

”Dhe kur sëmurëm Ai më shëron.”(Esh-Shura; 80)

  • “KUL HUE LIL-LEDHINE AMENU HUDEU-UE SHIFA”

“Thuaj:Ai është për besimtarët udhëzues e shërues”. (Fusilet; 44)

  • “JEHRUXHU MIM BUTUNIHA SHERABUN MUHTELIFUN ELUANUHU FIHI SHIFAUN LIN-NAS”

”Nga barqet e tyre (bleteve) del lëng, ngjyra e të cilit është e ndryshme dhe në të cilën ka shërim (bar-ilaç) për njerëzit”.(En-Nahl; 69)