Emërtimi i fëmijëvë në Islam
Fëmija është një dhuratë e madhe nga Allahu i Lartësuar. Kushdo dwshiron qw ta zbukurojw dhe begatojw jetwn e tij familjare me kwtw dhuratw, madje edhe profetët e dërguar, dëshironin dhe luteshin të kishin pasardhës. Zoti i Gjithësisë i ka cilësuar fëmijët në Kur’an si stoli të kësaj bote.
Megjithatë, përveç kënaqësisë dhe përmbushjes që të dhuron lindja e një fëmije, shoqërohet edhe me detyrat dhe përgjegjësi për prindin të cilit i është dorëzuar ky amanet i madh.
Një nga këto detyrime të prindit është ta emërtojë fëmijën me një emër të bukur dhe me kuptim të mirë. Gjithashtu, nuk duhet që fëmija të emërtohet me emër që ka kuptim negativ, përçmues, emrat e personazheve negative në histori si psh Faraoni, Hamani etj., emrat me kuptim të ndaluar fetarisht, siç janë emrat që tregojnë cilësi që i përkasin vetëm Allahut ose emra që shprehin përulje ndaj dikujt tjetër përvec Allahut.
Transmeton Ebu Davudi nga Ebu Hurejre se Muhamedi a.s. ka thënë:
“Në Ditën e Kijametit ju do të thirreni me emrat e juaj dhe me emrat e prindërve tuaj.”
Disa nga emrat e njohur në historinë dhe kulturën islame janë të renditura më poshtë.
Emra për djem
Ebu Bekër – shoku më i afërt i Profetit Muhamed a.s, personi që e besoi i pari dhe që Profeti a.s ka thënë për besimin e tij se peshon më tepër se besimi i të gjithë ummetit.
Ali – ishte djali i xhaxhait të Profetit Muhamed a.s, një nga katër halifët e drejtë, emri i tij ka kuptimin i lartësuar
Amar- ai që falet dhe që agjëron shumw, i përkushtuar
Enes – person tek i cili gjen qetësi, me kwtw emwr janw emwrtuar disa sahabw tw njohur.
Erkam- një nga sahabët, i cili e ndihmoi Profeti a.s në periudhën e vështirë kur Islami po përhapej në fshehtësi.
Asim – mbrojtës
Bilal – muezi i parë në Islam, sahib i përgëzuar me xhenet
Fadli- i nderuar, i respektuar
Hakim- njeri me urtësi dhe maturi
Hashim- bujar, largues i së keqes
Husein- një nga nipat e Profetit a.s, i mirë, i bukur
Ijad- përforcues, mbeshtetes, mal
Xhabir- ngushëllues
Kerem- bujar
Halid- i pwrjetshwm
Malik- udhëheqës, mbret, emri i sahabit Malik bin Dinar, i cili ishte i pari musliman qe arriti ne Indi dhe kontribuoi ne perhapjen e fese atje.
Musab – i fortë, i aftë, emri i sahabit Mus’ab ibn Umejri, një nga sahabët e shquar dhe të afërt më Profetin Muhamed, paqja e Zotit qoftë i kënaqur me të.
Muhamed – i lavdëruar nga banorët e tokës dhe të qiellit, emri i profetit të fundit të dërguar nga Zoti i Madhëruar, për të gjithë njerëzimin deri në Ditën e Fundit.
Nuajm – transmetues, emër i një sahabi të nderuar.
Imran – emër i një prej sahabëve të njohur Imran ibn Husein, transmetues i shumë haditheve të Profetit Muhamed a.s, si edhe emri i babait të Merjemit, nënës së profetit Isa a.s.
Ibrahim – emri i një profetëve të zgjedhur, i cilësuar si profeti i dashur i Zotit.
Jahja – i gjallë, emër profeti i përmendur në Kur’an
Jezid – përparues, emër i disa sahabëve të nderuar
Jusuf – emër i një prej profetëve të zgjedhur të Zotit të Madhëruar. Një sure në Kur’an mban emrin e tij dhe tregon historine e tij që është cilësuar si historia më e bukur.
Sead – lumturi, gëzim, emri i një prej sahabëve të parë që përqafuan Islamin, Sead Ibn Ebi Uekas, i përgëzuar me xhenet
Sehl – i lehtë, emri i sahabit të nderuar Sehl Ibn Saidi, nga muslimanët e Medines.
Said – i lumtur, i gëzuar, optimist, emri i sahabit të nderuar Said Ibn Al-Xhumahi, i cili ka shërbyer në shumë misione për përhapjen e Islamit
Selman – Mirësi, paqe, emri i sahabiut të nderuar Selman El Farisi r.a i cili erdhi nga Persia në kërkim të fesë së drejtë. Ndihmoi me idenë e hendekut në Betejen e Hendekut, ku muslimanët u kërcënuan nga të gjitha fiset pagane të Gadidhullit Arabik.
Shems – diell, emri i sahabit të nderuar Shems Ibn Uthman r.a, i cili ra dëshmor në betejën e Uhudit.
Safuan – shkëmb, emri i sahabit të nderuar Safuan Ibn Umeje r.a, i cili nga një kundërshtar i flaktë u kthye në një besimtar të devotshëm.
Selim – siguri, qetësi, harmoni. Emri i sahabit të nderuar Selim Meula Ebu Hudhejfe.
Suhejb – person me flokë ose lëkurë të kuqe. Emri i sahabit të nderuar Suhejb Er Rumi r.a, i pari romak i cili përqafoi Islamin.
Suhejl – delikat, i thjeshtë. Emri i sahabit të nderuar Suhejl Ibn Amr r.a, një person me pozitë të lartë tek Kurejshët.
Talha – emri i një peme me fruta në xhenet. Emri i sahabit të nderuar Talha Ibn Ubejdullah r.a i cili ka rënë dëshmor në Betejën e Devesë.
Temim – i kompletuar. Emri i dy sahabëve të nderuar, Temim el Dari dhe Temim Ebu Rukaja r.a.
Ubej – njeri me vetëvlerësim të lartë. Emri i sahabit të nderuar, Ubej Ibn Kab r.a, një nga personat e parë të cilat përqafuan Islamin.
Ubejd – “shërbëtor i Zotit”, emri i një prej sahabëve te nderuar.
Umer/ Omer – “jetëgjatë, elokuent”, emri i njëri prej sahabëve më të afërt të Profetit Muhamed, i përgëzuar me xhennet, që ndikoi fuqimisht në zhvillimin e fesë Islame. Ishte prijësi i muslimanwve, i dyti pas Ebu Bekrit r.a.
Uejs – Emri i një sahabi të nderuar nga Jemeni, Uejs el- Karani, i cili e pasoi Profetin, paqja e Zotit qoftë me të, pa e takuar nga afër. Cilësohet si një prej sahabëve me besim të fortë, të cilit i pranohej lutja, pwr shkak tw sjelljes sw mirw ndaj nwnws sw tij.
Uelid – “i sapolindur”, emri i disa prej sahabëve të shquar.
Zejd – “progres, rritje”, emri i një prej sahabëve të shquar.
Ziajd- “përparues, shtim, rritje” – emër i një prej sahabëve të shquar, të cilin Profeti Muhamed, paqja e Zotit qoftë me të, e ka ngarkuar me detyra të rëndësishme.
Emra profetësh:
Profeti Muhamed, paqja e Zotit qoftë me të ka thënë: “Emërtohuni me emrat e profetëve” (Ebu Daudi)
Adem – emri i profetit të parë dhe njëkohësisht njeriut të parë të krijuar nga Allahu i Madhërueshëm.
Idris – emri i profetit Idris a.s, i përmendur në Kur’an.
Nuh – emri i profetit të shquar, i cili ka thirrur në Islam me durim popullin e tij për periudhën më të gjatë, më shumë se 950 vite. Gjithashtu një nga 5 profetët e dalluat të Zotit (ulul azmi).
Hud – emri i profetit Hud a.s, i përmendur në Kur’an.
Salih – emri i profetit Salih a.s, i përmendur në Kur’an.
Ibrahim – emri i profetit të shquar, një nga 5 profetët e zgjedhur të Zotit, i cilësuar si “halilu-llah”, profeti më i dashur i Allahut të lartësuar, emërtim që e mori për shkak të sprovave të cilat i kaloi me sukses duke dëshmuar devotshmërinë dhe dashurinë e madhe për Allahun e Madhëruar.
Lut – emër i profetit Lut a.s, i përmendur në Kur’an.
Ismail – emri i profetit të Zotit, i biri i profetit Ibrahim a.s, me të cilin ai u sprovua nëse do ta sakrifikonte atë për hir të Zotit. Ismaili a.s ndërtoi Qaben e Bekuar, së bashku me babain e tij, Ibrahimin a.s.
Is’hak – emri i profetit Is’hak a.s, djalit të profetit Ibrahim a.s. Ai së bashku me Ibrahimin a.s ndërtuan xhaminë Al- Aksa në Jeruzalem.
Jakub – emri i profetit të shquar të përmendur në Kur’an, i dalluar për komentimin e ëndrrave, babai i dymbëdhjetë djemve ndër to edhe Jusufi a.s.
Jusuf – emri i profetit Jusuf a.s, Në Kur’an një sure e tërë mban emrin e tij, ku edhe tregohet historia e tij, të cilin Allahu i Lartësuar e ka cilësuar si historia më e bukur. Jusufi a.s gjithashtu dallohej për komentimin e ëndrrave dhe për bukurinë e tij.
Ejub – emri i profetit Ejub a.s i cili u dallua për durimin e tij të lartë gjatë sprovave të shumta që e goditën gjatë jetës së tij.
Shuajb – emri i profetit i cili u dërgua në popullin e Medjenit.
Musa – emri i profetit të zgjedhur të Zotit, një nga 5 profetët e dalluar (ulul azmi), të cilit Allahu i Lartësuar i zbriti librin e shenjtë Teuratin. I shquar për vendosmërinë dhe përballjen e tij me tiranin më të egër të historisë, faraonin e Egjiptit.
Harun – vëllai i profetit Musa a.s, gjithashtu profet i dërguar nga Allahu i Lartësuar si mbështetje për Musain a.s.
Daud – emri i profetit të shquar të cilit Zoti i zbriti librin e shenjtë, Zeburin.
Sulejman – emri i profetit të shquar, i biri i profetit Daud a.s, ishte njëkohesisht një mbret dhe udhëheqës, të cilit Allahu i Lartësuar i dha pushtetin që se ka pasur askush para dhe pas tij.
Iljas – emër i profetit Iljas a.s i përmendur në Kur’an.
Junus – emri i profetit i cili u sprovua
Zekeria – emri i profetit Zekeria a.s, i përmendur disa herë në Kur’an, i afërt me profetin isa a.s
Jahja – emri i profetit që Zoti e ka përmendur në Kur’an, i cili ishte djali i profetit Zekeria a.s që Zoti ja dhuroi në një moshë të thyer. Emri ii tij ka kuptimin “i gjallë”.
Isa – emri i profetit Isa a.s, i cili lindi në një formë të pazakontë si një mrekulli nga i madhi Zot, nga nëna e tij e pastër, Merjemi, pa baba. Një nga 5 profetët e zgjedhur të Zotit.
Muhamed – i lavdëruar nga banorët e tokës dhe të qiellit, emri i profetit të fundit të dërguar nga Zoti i Madhëruar, për të gjithë njerëzimin, deri në Ditën e Fundit.
Emra për vajza
Asja – emri i bashkëshortes besimtare të faraonit
Ahsena – më e mira, më e bukura
Aida – mysafire, ajo që kthehet
Aishe, Ajshe – e gjallë, e begatë, emri i nënës së besimtarëve, bashkëshorte së Profetit Muhamed, paqja e Zotit qoftë me të.
Ajana – instinkt, intuitë
Ajla – e çmuar, e dashur
Ajna – reale
Akila – e mençur, e urtë
Amela – punë, vepër
Amelia – besnike, e bukur
Amina – e sigurtë, besnike
Amira – grua bujare, princeshë
Amra – jetë, jetëgjatë
Anisa – zonjushë
Asila – e butë, e ëmbël, si mjalti
Aziza – e çmueshme
Bahira – e bukur, e mrekullueshme, e shkëlqyeshme
Bejda- e bardhë, e pastërt
Bejana – e qartë
Belkisa – emër e mbretëreshës sebe
Daima – e përjetshme
Damima – shoqëruese
Dania – e bukur
Danina – princeshë
Daria – e ditur, me kulturë
Delila – shenjë,fakt
Deula – pozitë,fame
Dijana – adhuruese ( e Allahut)
Dua – lutje
Edina – fetare
Emina – besnike
Emira – sundimtare, princeshë
Enisa – shoqe, mike
Erina – zonjë e bukur
Esila – e butë
Esma – e lartësuar, e emëroj, i jap emër
Ferha – lumturi
Fatime- emri i vajzës së Profetit Muhamed, paqja e Zotit qoftë me të.
Hadixha – emri i nënës së besimtarëve, bashkëshorte së Profetit Muhamed, paqja e Zotit qoftë me të.
Hafsa – luaneshë
Haua – e gjallë, emër gruas së parë, nënës së njerëzimit, bashkëshortja e Profetit Adem a.s
Hasina – grua e pastër, e ndershme, fisnike
Hasna – bukuroshe
Haxhere – e fortë si guri
Hurije – e bukur në çdo aspekt, vajzë Xhenneti
Ines – Dashamirësi
Imla – Shpresë
Inhara – Buruese, çka dhuron, jep
Isra – Udhëtim nate
Jesira – E lehtë
Jasmina – Lloj luleje
Jasna – Trëndafil i bardhë
Jekina – E sigurtë
Jemina – E lumtur, përparimtare, e famshme
Jumna – E djathta
Jusra – E lehtë
Kaida – Udhëheqëse, prijëse, kryetare
Kaila – Titull i lartë
Kaima – Që qëndron, që rri në këmbë
Kamila – E përsosur, e plotë
Kanita – E bindur, e përulur
Kaula – Që ka veçori të bukura
Kebira – Madhështore
Kenza – Thesar
Kerima – E çmuar
Kida – E ruajtur, e fortë
Latifa – E butë, e këndëshme
Lejla- Natë e errët
Lijana- Butësi
Mahira- E zellshme, eksperte, e zgjuar
Maida – Sofër, ushqim, gosti
Maira – Hënë
Medina – emri i qytetit ku ka jetuar Profeti Muhamed (paqja e Zotit qoftë me të)
Mejsana – Yll që shkëlqen shume
Melika – Sundimtare, mbretëreshë
Merjem – E qëndrueshme, emri i nënës së Profetit Isa a.s, e përmendur në Kur’an
Merua – Kodër në Meke, pjesë e ritualit të haxhit
Mina- Emër lugine në Mekë, pjesë e ritualit të haxhit
Muzejen- E stolisur, zbukuruar
Nadija- E sjellshme
Nahla – Bletëz
Naila – Bamirëse, e dhembshur
Najla- Me sy të gjerë
Namila – E heshtur, serioze
Nejla – Fitim, dhuratë
Nura – Dritë
Rania – Mbretëreshë
Reihana – Aroma e trëndafilit
Reina – Mbretëreshë paqësore
Rejana – Derë e xhennetit err-rrejjan e veçantë për agjëruesit
Rubina – E bekuar me dashuri, ujëvarë
Rumejsa- Buqetë lulesh
Ruejda – E qetë, e ngadalshme
Sabina – Fllad mëngjesi
Sabura – Shumë durimtare
Sahiba – Shoqe, mike
Saila – Që pyet dhe kërkon shume
Saima – Agjëruese
Saira – Që ruan nderin dhe pastërtinë
Selima – E shëndoshë, pa të meta
Samara – E kuqrremtë
Sara – E lumtur, krenare, emri i bashkëshortes së devotshme të profetit Ibrahim a.s
Sarah – E dëlirë, e bukur
Saxhida – Përulëse ndaj Allahut
Sehila – E thjeshtë
Sehla – E lehtë, e butë, e qetë, jo e ashpër
Seida – E gëzuar
Sekina – E qetë dhe e lehtë
Selma – Paqe, siguri
Sema – Qielli
Semia – Që dëgjon shumë
Semiha – Fisnike, bujare, që fal shumë
Semina – Bujare
Semira – Bashkëbiseduese
Senada – E hirshme
Sofia – E bukur
Suada- E lumtur
Suhejla – E rrjedhshme, e patrazuar
Shakila – E hijshme, e bukur
Shakira – Falenderuese
Shejla – Pishë bregdetare
Shejma – Me erë dhe shije të mire
Shemsa – Diellëza
Taiba – Penduese
Tara- Yll
Tensima – Erë e lehtë
Tesnima – Emër i burimit, lumit në Xhennet
Unejsa – Ajo që të sjell ngushëllim në zemer
Uahida – E veçantë, unike
Uaida – Që mban premtimi
Uerda – Trëndafil
Xhenana – E dashur, zemër,
Zaida – E shtuar, e madhe
Zehra – E ndritshme, fytyrë që shkëlqen nga drita
Zejna – E stolisur, stoli
Zejneb – emri i nënës së besimtarëve, bashkëshorte së Profetit Muhamed, paqja e Zotit qoftë me të.