Këshilla e babait që tronditi zemren e djalit

Babai, duke e ditur se djali i tij është tepër nervoz, i thotë: “Unë dua të jap një këshillë se si ta heqësh këtë ves.”

– Merr një dërrasë dhe sa herë të nervozohesh me dikë, ta fyesh dhe ta ofendosh, ngul nga një gozhdë në te.”
Djalit i pëlqeu këshilla e babait dhe menjëherë i hyri punës.
Ditën e parë i nguli tridhjetë e shtatë gozhda. Kur i pa ato i erdhi zor kështu që ditën e dytë e përmirësoi dhe i nguli vetëm njëzet gozhda. Ditën e tretë i nguli dhjetë gozhda dhe vazhdoi t’i pakësoj, saqë pas një jave në dërrasë nuk kishte nguluar asnjë gozhdë. Ai kishte filluar të ushtrohej dhe të mësohej me vetëpërmbajtje. Kur pa që kishte arritur të mos zemërohej dhe nervozohej, ai shkoi i gëzuar tek i babai dhe i tha:
– Shiko, unë sot nuk e kam ngulur asnjë gozhdë!
Por, babai ia ktheu
– Puna jote ende nuk ka përfunduar. Tani duhet t’i shkulësh të gjitha gozhdat e ngulura nga dërrasa.
Djali i hyri punës dhe i shkuli. Më pas babai mori dërrasën e mbushur me vrima dhe i tha:
– A i sheh këto vrima dhe të çara në dërrasë? Këto janë plagët që u ke shkaktuar njerëzve me të cilët je nervozuar, i ke fyer dhe ofenduar.

Të ndalemi pak dhe ta pyesim veten, sa gozhda duhet t’i ngulim ne në ditë? Me sa njerëz zihemi? Sa herë në ditë i ofendojmë hallexhinjtë dhe ata pa përkrahje? Sa herë zihemi me gratë dhe fëmijët tanë? Përse të mos e provojmë edhe ne që sa herë të bërtasim dhe të nervozohemi të ngulim nga një gozhdë në dërrasë?

Pejgamberi, Muhamedi (a.s.) ka thënë: “Zemërimi është një prush të cilin shejtani e hedh brenda njeriut. Ai është një prush që merr flakë në zemër. A nuk e shihni si i skuqet fytyra dhe i fryhen damarët?”