Si ndikon leximi i Kur’anit në organizmin tonë sipas studimeve të fundit.
Kur’ani është libri i fundit që Zoti i Lartësuar zbriti si udhëzues për njeriun përmes të dërguarit të Tij Muhamedit a.s. Por përvec mësimeve dhe urtësive të mëdha që ky libër mbart, studime të shumta vërtetojnë se ky libër ka një ndikim të madh pozitiv në trupin e njeriut, edhe nëse personi që e lexon ose e dëgjon, nuk kupton asnjë fjalë prej tij.
Allahu thotë në Kur’an: “Ne shpallim në Kur’an atë që është shërim dhe mëshirë për ata që besuan… (17:82)
Në shumë vende në Kur’an dhe hadithe, Kur’ani është përmendur si shifaa ose ilaç për sëmundjet. Zbulimet e fundit kanë treguar se i gjithë trupi reagon ndaj frekuencave të prodhuara kur lexohet Kur’ani dhe mund të përdoret si metodë me efekt shërues në trup.
Cdo lëndë e gjallë lëshon rrezatim/energji që është unike për çdo substance ose objekt. Ky rrezatim ka natyrë elektromagnetike.
Në vitin 1839, shkencëtari Enrick William Duve zbuloi se ekspozimi i trurit ndaj tingujve të caktuar të valëve mund të ndikojë pozitivisht ose negativisht. Ai ekspozoi disa vullnetarë ndaj frekuencave të ndryshme të tingullit të valëve, dhe zbuloi se truri reagon ndaj atyre dridhjeve të zërit. Kështu ai filloi ta përdorte terapinë e tingujve për të kuruar sëmundjen të pashërueshme.
Tingulli i recitimit të Kuranit ka një frekuencë të caktuar dhe një gjatësi vale të caktuar, unike nga çdo tingull tjetër. Këto valë përhapen në të gjithë trupin dhe ndikojnë pozitivisht në organet dhe qelizat duke përfshirë trurin dhe rivendosin ekuilibrin e tij. Kjo i jep trupit një rezistencë të shtuar ndaj sëmundjeve si kanceri çrregullimet e zemrës dhe trurit, si dhe rritjen e funksionit imunitar dhe me kalimin e kohës mund të punojë për të rivendosur funksionimin normal të qelizave që janë dëmtuar.
Sipas një studimi në vitin 2011, leximi dhe dëgjimi i vargjeve të Kuranit është një metodë e thjeshtë, efektive, e përballueshme, e arritshme dhe më e rëndësishmja pa ilace për të reduktuar stresin dhe ankthin tek sportistët para garave. Analiza e sinjalit të trurit të njeriut (EEG) dhe zemrës (ECG), tregoi se subjektet ishin shumë më të relaksuara ndërsa dëgjonin recitimin e Kur’anit, krahasuar me dëgjimin e muzikës.
Gjithashtu, studimi tregoi se Kur’ani ka efekt specifik në zemrën e njeriut që çon në prodhimin e disa hormoneve dhe elementeve kimike, përgjegjëse për relaksimin në situata ankthi.
Kjo është mrekullia që Zoti solli për njerëzimin prej së cilës dita-ditës nxirren urtësi dhe mirësi në çdo aspekt të jetës së njeriut. Prandaj le të mos e ndajmë nga jeta jonë librin e Allahut, Krijuesit Tonë Bujar që na mbulon me mirësi të pafundme.