Musa alejhi selam, Pejgamberi i Allahut, a e dini se kush ka qenë Musa alejhi selam?!! Pejgamber, i cili ka folur me Allahun subhanehu ve teala drejtpërdrejt, pa ndërmjetësues, dhe ka qenë njëri prej pesë Pejgambereve më të zgjedhur (ulul azm).
Tregohet se një ditë prej ditësh Musa alejhi selam iu drejtua Allahut me lutje:
– O Zoti im, o Zoti im! Kam dëshirë ta di se kush është shoqëruesi im në xhenet!
– Njeriu i parë që do të kalojë pranë teje do të jetë shoqëruesi yt në xhenet – ia ktheu Allahu subhanehu ve teala.
Musa alejhi selam priti dhe tha:
– A thua kush do të kalojë pranë meje?!
Papritmas kalon një njeri i thjeshtë që Musa alejhi selam nuk njihte atë, dhe as ai njeriu nuk e njihte Musën alejhi selam.
– Njeri i thjeshtë si gjithë njerëzit – ka menduar Musa alejhi selam – A mos do të jetë ky njeri prej Pejgamberëve, apo njeri i njohur me devotshmërinë e tij.
Mirëpo ky njeri nuk ishte i njohur, ishte njeri i zakonshëm .
Musa alejhi selam filloi ta ndjekë nga pas, dhe të shikojë se kush është ky shoqërues i tij në xhenet. Pas pak pa se ky njeri hyri në një shtëpi të vjetër dhe të hapur (pa dyer e pa dritare). Djaloshi hyri në këtë shtëpi, dhe u ul përpara një gruaje të plakur, të shtyrë në moshë dhe e sëmurë me sëmundje të ndryshme. Gruaja ishte e ulur në tokë, Musa alejhi selam shikonte nga larg se çfarë po vepronte ky djalë.
Djaloshi e përshëndeti gruan (plakë) me selam, dhe filloi t’ia përgatit ushqimin. Ia solli ushqimin dhe filloi ta ushqente atë me dorën e tij. Pasi e ushqeu, i dha ujë, ia pastroi gojën e saj. Pastaj filloi ta pastrojë shtëpinë, dhe në fund doli nga shtëpia.
Musa alejhi selam e takoi atë, e përshëndeti me selam. Djaloshi nuk e njihte Musën alejhi selam, dhe Musa filloi ta pyet atë:
– O filan, kush është kjo grua (plakë), të cilës i solle ushqimin, e ushqeve, i dhe ujë, ia pastrove gojën e saj, ia pastrove shtëpinë dhe dole?
– Ajo është nëna ime, – iu përgjigj djaloshi
– A bën lutje (dua) nëna jote ndonjëherë për ty? – ia ktheu Musa alejhi selam.
– Po bën lutje të shumta, mirëpo një lutje e bën vazhdimisht që nuk e ndërprenë atë asnjëherë, – iu përgjigj djaloshi.
– E cila është ajo lutje? – pyeti Musa alejhi selam.
– Gjithmonë lutet duke thënë: “O Zoti im, o Zoti im, bëje djalin tim që të jetë shoqërues me Musën, birin e Imranit në xhenet!” – i tha djaloshi.
Pastaj Musa alejhi selam i tha: – Të përgëzoj, të përgëzoj o rob i Allahut, se me të vërtet Allahu i është përgjigjur lutjes së saj, dhe unë jam Musa i biri i Imranit, dhe ti je shoqëruesi im në xhenet.
Allahu subhanehu ve teala thotë:
“Zoti yt ka urdhër te prerë që mos adhuroni tjetër pos Tij, që të silleni në mënyrë bamirëse ndaj prindërve. Nëse njeri prej tyre, ose që të dy, i ka kapur pleqëria pranë kujdesit tënd, atëherë mos u thuaj atyre as “of-oh “, as mos u bë i vrazhdë ndaj tyre, po atyre thuaju fjalë të mira (të buta, respektuese) . Dhe në shenjë mëshire shtrije pranë tyre krahun përulës e respektues dhe thuaj: “O Zoti im! Mëshiroji ata të dy, sikurse më edukuan mua kur isha i vogël”!” (Israë, 23-24).
Kjo është duaja e nënës, ku jemi ne me nënat tona, çka veprojmë ne me nënat tona, vërtet Allahu e pranon duanë (lutjen) e nënës. Ja shikoni, duaja e nënës e bëri këtë njeri të thjeshtë, të mjerë, që të jetë shoku i Musës alejhi selam në xhenet si shkak i duasë së nënës së tij, e që ka prej njerëzve që bëjnë namaz tërë natën dhe nuk e arrin shkallën e këtij personi.
O vëlla tregtar, ndaj diçka nga tregtia e jote!
O ju gra, ndani diçka!
O ju fëmijë ndani diçka!
Dhe shkoni te nënat e juaja dhe gëzoni ato!
Nëna jote, pastaj nëna jote, pastaj nëna jote, pastaj babai i yt! A e din ti o vëlla dhe motër se duaja e nënës është e pranueshme, dhe duaja e babës është e pranueshme.
Shkoni te to dhe kërkoni prej tyre që ta lusin Allahun dhe të kërkojnë për ju xhenetin.