Në një hadith, Profeti, paqja e Zotit qoftë me të, transmetohet të ketë thënë: “Allahu ka 99 emra. Ai që i mëson ato, hyn në xhenet!” (Hadith Sahih- i vërtetë)
Ky hadith na mëson se sa e rëndësishme është njohja e emrave dhe cilësive të Allahut të Madhëruar dhe përfshirja e tyre në jetën tonë. Si mund t’i bëjmë këto emra pjesë të jetës sonë?
- Duke i lexuar dhe duke i mësuar së bashku me kuptimet e tyre.
- Duke i përfshirë në lutjet tona. Psh. kur kërkojmë falje tek Zoti, i drejtohemi Atij me emrat El Gaffar (Falës), El Afuu (Mëkatfalësi), Er Rahman (i Gjithëmëshirëshmi). Kur kërkojmë të na furnizojë me të mirat e Tij, i lutemi me emrin Er Rezak (Furnizuesi).
- Duke jetuar me kuptimin e këtyre emrave. Kur ne njohim cilësitë e Allahut, e dimë se Ai është një i Vetëm dhe nuk shpresojmë tek askush veç Tij, dimë plotfuqinë e TIj, mëshirën, pasurinë, faljen, prandaj e gjithë jeta jonë mbështetet vetëm tek Ai, zemra është e qetë kur e njeh Zotin, Krijuesin e saj.
Këto janë 99 emrat e bukur të Allahut të cilat Allahu na i ka sjellë në Kur’an, ose na i ka mësuar përmes haditheve të Profetit Muhamed, paqja e Zotit qoftë me të.
Le t’i mësojmë dhe të jetojmë me to.
1. ALL-LLAH (Allah)
2. ER-RAHMAN (i Gjithëmëshirëshmi)
3. ER-RAHIM (Mëshirëploti)
4. EL-MELIK (Sunduesi)
5. EL-KUDDUS (i Pastërti)
6. ES-SELAM (Paqëdhënësi)
7. EL-MU’MIN (Siguruesi)
8. EL-MUHEJMIN (Mbizotëruesi)
9. EL-AZIZ (Fuqiploti)
10. EL-XHABBAR (i Gjithëfuqishmi)
11. EL-MUTEKEBBIR (i Madhërishmi)
12. EL-HALIK (Krijuesi)
13. EL-BARIJ (Filluesi)
14. EL-MUSAUIR (Formëdhënësi)
15. EL-GAFFAR (Falësi)
16. EL-KAHHAR (Mposhtësi)
17. EL-UEHHAB (Dhuruesi)
18. ER-REZAK (Furnizuesi)
19. EL-FETTAH (Zgjidhjedhënësi)
20. EL-‘ALIM (i Gjithëdituri)
21. EL-KABID (Shtrënguesi)
22. EL-BASIT (Dhënësi)
23. EL-HAFIDU (Përulësi)
24. ER-RAFI’ (Lartësuesi)
25. EL-MU’IZZU (Ngritësi)
26. EL-MUDHIL-L (Nënshtruesi)
27. ES-SEMI’ (Dëgjuesi)
28. EL-BASIR (Vështruesi)
29. EL-HAKEM (Gjykuesi)
30. EL-‘ADL (i Drejti)
31. EL-LATIF (i Buti)
32. EL-HABIR (i Gjithëinformuari)
33. EL-HALIM (Përdëllimtari)
34. EL-‘ADHIM (Madhështori)
35. EL-GAFUR (Gjithëfalësi)
36. ESH-SHEKUR (Mirënjohësi)
37. EL-‘ALIJJ (i Larti)
38. EL-KEBIR (i Madhi)
39. EL-HAFIDH (Ruajtësi)
40. EL-MUKIT (Ushqyesi)
41. EL-HASIB (Llogarimarrësi)
42. EL-XHELIL (Fisniku)
43. EL-KERIM (Bujari)
44. ER-REKIB (Vigjëluesi)
45. EL-MUXHIB (Lutjepranuesi)
46. EL-UASI’ (Gjithëpërfshirësi)
47. EL-HAKIM (i Urti)
48. EL-UEDUD (i Dashuri)
49. EL-MEXHID (i Lavdishmi)
50. EL-BA’ITH (Ringjallësi)
51. ESH-SHEHID (Dëshmuesi)
52. EL-HAKK (i Vërteti)
53. EL-UEKIL (Përkujdesësi)
54. EL-KAUIJJ (i Forti)
55. EL-METIN (i Pathyeshmi)
56. EL-UELIJJ (Mbrojtësi)
57. EL-HAMID (i Falënderuari)
58. EL-MUHSIJ (Gjithënjohësi)
59. EL-MUBDIJ (Nismëtari)
60. EL-MU’ID (Rikrijuesi)
61. EL-MUHJI (Jetëdhënësi)
62. EL-MUMIT (Jetëmarrësi)
63. EL-HAJJ (i Gjalli)
64. EL-KAJJUM (i Përjetëshmi)
65. EL-UAXHID (Kreatori)
66. EL-MAXHID (i Nderuari)
67. EL-UAHID (i Vetmi)
68. ES-SAMED (i Domosdoshmi)
69. EL-KADIR (i Fuqishmi)
70. EL-MUKTEDIR (i Gjithëmundshmi)
71. EL-MUKADDIM (Përparuesi)
72. EL-MUEHHIR (Paslënësi)
73. EL-EUEL (i Pari)
74. EL-AHIR (i Fundit)
75. EDH-DHAHIR (i Dukshmi)
76. EL-BATIN (i Padukshmi)
77. EL-UALIJ (Udhëheqësi)
78. EL-MUTE’ALIJ (i Gjithëlartësuari)
79. EL-BERR (Mirëbërësi)
80. ET-TEUAB (Pendimpranuesi)
81. EL-MUNTEKIM (Ndëshkuesi)
82. EL-‘AFUU (Mëkatfalësi)
83. ER-REUF (i Dhembshuri)
84. MALIKUL-MULK (Pushtetmbajtësi)
85. DHUL-XHELALI UEL IKRAM (Atij i takon madhështia dhe nderi)
86. EL-MUKSIT (Drejtësidhënësi)
87. EL-XHAMI’ (Tubuesi)
88. EL-GANIJ (i Pasuri)
89. EL-MUGNI (Pasuridhënësi)
90. EL-MANI‘ (Privuesi)
91. ED-DAR (Krijuesi i së keqes)
92. EN-NAFI’ (Krijuesi i së mirës)
93. EN-NUR (Drita)
94. EL-HADI (Udhëzuesi)
95. EL-BEDI’ (Shpikësi)
96. EL-BAKI (i Përherëshmi)
97. EL-UARITH (Trashëguesi)
98. ER-RESHID (Frymëzuesi)
99. ES-SABUR (Durimtari)