Këpucët e reja

Në një shkollë, mësuesja vendosi t’i motivojë nxënësit e saj. Pjesa më e madhe e tyre vinin nga familje të varfëra. Fituesi i esese do fitonte një palë këpucë të reja. Këpucët i vendosi mbi bankë duke i motivuar kështu edhe më shumë fëmijët. Pas një ore, mbaruan esetë dhe i dorëzuan tek mësuesja.

Ishte shumë e vështirë se kush do të ishte fituesi sepse të gjitha esetë ishin të bukura. Për këtë fakt ajo tha: Do të hedhim short. Ajo i kërkoi secilit fëmijë të shkruante emrin e tyre në një copë letër dhe ta vendoste në një kuti. Pasi përziu letrat, mësuesja nxori fituese vajzën me emrin Sara. Të gjithë fëmijët duartrokitën dhe përshëndetën Saren, ajo qau nga lumturia, duke përqafuar kepucet e saj.


E kënaqur me ditën e suksesshme, në mbrëmje mësuesja i tregoi bashkëshortit ngjarjen, duke qarë. Ai e dëgjoi, u gëzua, por e pyeti pse po qante pasi gjithçka përfundoi me sukses?


Pastaj gruaja përgjigjet: E vërteta është se në kutinë me emrat e fëmijëve, të gjitha letrat kishin të njëjtin emër: Sara!


Fëmijët e dinin për varfërinë në të cilën jetonte vajza e vogël dhe pa menduar për veten e tyre, vendosën ta ndihmonin duke bërë që t’i merrte këpucët. Edukojini fëmijët me humanizëm dhe dashuri dhe ata do bëhen pishtarë ndriçues për shoqërinë. O Zot, ruaji fëmijët tanë, udhëzoi në rrugë të drejtë dhe bëji të begatshëm në jetë.