Më parë mendohej se është truri ai i cili e percepton dhe e ndjen frikën, por sipas studimeve të reja në fushën e neuroshkencës ky fakt është hedhur poshtë.
Zemra është në gjendje të ndikojë në mënyrën se si truri reagon ndaj një ngjarjeje të frikshme, në varësi të pikës në të cilën ndodhet në ciklin e saj të rregullt të tkurrjes dhe relaksimit:
“Frika buron nga zemra
Njohjet dhe emocionet mund të ndikohen nga fiziologjia trupore. Ne hetuam nëse koha e përpunimit të stimujve të shkurtër të frikës ka të bëjë në mënyrë selektive në lidhje me rrahjet individuale të zemrës. Disa vullnetarëve iu paraqitën pamje neutral dhe emocionalegjatë kohës që zemra e tyre ishte në periudhën sistolike dhe në atë diastolike.
Rezultatet treguan se gjatë periudhës sistolike të zemrës, vullnetarët shfaqën frikë më të madhe sesa gjatë asaj diastolike. Në përputhje me këtë, reagim i amigdalës ishte më i madh gjatë kohës së sistolës së zemrës.
Këto gjetje të reja nxjerrin në pah një kanal të madh me anë të të cilit luhatjet ndëraceptive afatshkurtra rrisin proceset perceptuese dhe vlerësuese të lidhura posaçërisht me përpunimin e frikës dhe kërcënimit dhe kundërshtojnë pikëpamjen se sinjalizimi afferent baroreceptor është gjithmonë inhibitor ndaj perceptimit shqisor.“
(Biblioteka Kombëtare e Mjekësisë e SH.B.A.-së, Frika nga zemra: Ndjeshmëria ndaj frikës Stimujt varen nga rrahjet individuale të zemrës, 2014)
Lidhja e zemrës me ndjenjën e frikës është përmendur në Kur’an 1400 vite më parë, kur studimet mbi këtë temë as që mendoheshin, kjo na tregon se ky libër nuk ka origjinë njerëzore, por është libër i autorit të Universit, Atij që e krijoi atë dhe që është i Gjithëditur mbi gjithcka që ndodh në të.
“Ne do të mbjellim frikën në zemrat e atyre që nuk besuan sepse ata All-llahut i trillojnë e imveshin zota të tjerë, duke mos pasur për të kurrëfar fakti, ndaj vendbanimi i tyre do të jetë xhehnemi. Sa i shëmtuar është vendi i mizorëve.” (Kur’an 3;151)
Leave a Reply