Kurbani i Bajramit, historiku, rregullat dhe shpërblimet e kurbanit.

Kurbani i Bajramit, historiku, rregullat dhe shpërblimet e kurbanit.

Çfarë është kurbani?

Kurbani është një praktikë islame, e cila konsiston në sakrifikimin e një kafshe për hir të Zotit të Lartësuar. Çdo vit, në ditën e Kurban Bajramit, muslimanët nga e gjithë bota, bëjnë kurban duke ringjallur kështu sakrificën e profetit të Zoti, Ibrahimit a.s.

Qëllimi i të bërit kurban është afrimi me Zotin e Gjithësisë, sakrifikimi për hir të Tij. Vetë fjala “kurban” nga gjuha arabe, vjen nga rrënja e fjalës “afër, afrim”. Prandaj, Allahu i Lartësuar ka sqaruar në librin e Tij, Kur’anin qëllimin e kësaj vepre, në suren Haxh, ajeti 37:

“Tek Allahu nuk arrin as mishi, as gjaku i tyre, por arrin përkushtimi juaj. Kështu, Ai i ka vënë ato në shërbimin tua,j që ju ta madhëroni Allahun sepse ju ka udhëzuar. Dhe, përgëzoji punëdrejtët!”

Ndiqni videon, për të marrë më tepër informacion për rregullat, historikun dhe shpërblimet që kanë besimtarët që e ringjallin këtë traditë çdo vit.

Leave a Reply

Your email address will not be published.