Dhurata për fëmijën që nuk qesh

Një çifti i ri bashkëshortor hyri në dyqanin e lodrave. Atje kishte kukulla që qeshnin e qanin, lojëra elektronike. Aq shumë kishte lodra saqë çifti nuk mund të vendosnim se çfare te blinin për vajzën e tyre. Shitësja me modesti u afrua dhe gruaja i tha: “Shikoni, e kemi vajzën e vogël, por që të dy jemi në punë tërë ditën e ndonjëherë edhe në mbrëmje. Fjala është për vajzën tonë e cila shumë rrallë qesh. Per shkak te punes se madhe ne nuk mund te qendrojme gjate me te. Deshirojme t’i blejmë një lodër që do ta bëjë të lumtur dhe të gëzuar kur është vetëm.”

Shitësja buzëqeshi dhe u tha: “Më vjen keq, por ne nuk shesim prindër!”

Dhurata më e mirë për fëmijën tuaj në realitet jeni ju. Fëmijët i keni amanet nga i Madhi Zot, kujdesuni për ta. Mos lejoni që jeta juaj tj’u mashtrojë dhe për shkak të të hollave të humbisni atë që është më e bukur në këtë jetë. Shihni sesi fëmija juaj rritet pranë jush. Zot, ruaji dhe begatoi fëmijët tanë. Amin